Back Parlamenti i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas një periudhe të gjatë konsultimesh me partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian, përmes Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri (HF-AEC-AL), nën programin e tyre Instrumentit Horizontal II,  kanë dhënë rekomandime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe në Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Subjektet Zgjedhore në Shqipëri.

Ndryshimet marrin parasysh rekomandimet e Veprimit dhe pritet të forcojnë zbatimin e rekomandimeve të GRECO-s dhe do të sigurojnë një rritje të transparencës së financimit të partive politike dhe të fushatave dhe do të adresojnë shqetësimet lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe shitblerjen e votës.

Miratimi i reformës zgjedhore dhe ndryshimeve mbi financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore plotëson një nga kushtet kryesore të përcaktuara nga Këshilli Evropian duke i hapur rrugën Shqipërisë për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Evropian.

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë më tej procesin e reformës në fushën e financimit të partive politike përmes ndihmës për Parlamentin e Shqipërisë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

Tiranë, Shqipëri 24 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page