Back Ministri i ri i Drejtësisë pohon bashkëpunimin e vazhdueshëm me Këshillin e Evropës në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit

Ministri i ri i Drejtësisë pohon bashkëpunimin e vazhdueshëm me Këshillin e Evropës në fushat e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës, Jutta Gützkow, pati një shkëmbim frytdhënës sot me Ministrin e ri të Drejtësisë Ulsi Manja. Diskutimi u përqëndrua në zhvillimet e fundit në lidhje me hartën gjyqësore dhe reformën në drejtësi, rolin e Ministrisë së Drejtësisë si koordinator kombëtar në parandalimin, luftën dhe edukimin ligjor të publikut kundër korrupsionit si dhe disa nisma që do të përmirësojnë kushtet e të drejtave të njeriut të të burgosurve në sistemin e burgjeve.

Në komentet e saj, Gützkow përgëzoi ministrin e ri dhe e prezantoi atë me programet e ndryshme të bashkëpunimit të Këshillit të Evropës të dizajnuara për të përmbushur gjetjet dhe rekomandimet përkatëse të organeve të tij standarde dhe monitoruese.

Nga ana e tij, ministri Manja vlerësoi rolin dhe mbështetjen e rëndësishme të Këshillit të Evropës, teksa kornfirmoi bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat e sipërpërmendura si në nivel politik ashtu edhe në atë teknik.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 20 tetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page