Back Bashkimi i përpjekjeve të juristëve të rinj dhe shoqërisë civile për avancimin në regjistrimin e titujve të pronësisë

Bashkimi i përpjekjeve të juristëve të rinj dhe shoqërisë civile për avancimin në regjistrimin e titujve të pronësisë

Kreu i zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, vizitoi ambientet e linjës telefonike 0692093731 në ndihmë të qytetarëve shqiptarë në procesin e regjistrimit të titujve të pronësisë. Linja telefonike informuese është themeluar nga Tirana Legal Aid Society (TLAS) me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Supporting enforcement of judicial decisions and facilitating the execution of judgements of the European Court of Human Rights in Albania. Kjo iniciativë ka për qëllim të përmirësojë kuptimin ligjor të qytetarëve të interesuar në procedurat e regjistrimit të tokës dhe të ndihmojë në zbatimin korrekt të legjislacionit mbi të drejtat e pronësisë në Shqipëri.

Gjatë vizitës së saj, Znj. Gützkow u takua me drejtoreshën e Tirana Legal Aid Society, Rajmonda Bozo si dhe studentët, mentorët dhe stafin për të mësuar më shumë rreth mbështetjes që linja telefonike informuese i ofron qytetarëve dhe për të diskutuar çështjet kryesore në lidhje me regjistrimin e titujve të pronësisë në Shqipëri.

Jam e kënaqur me takimin dhe diskutimet me juristët e rinj që janë pjesë e linjës telefonike informuese, e cila ofron informacion pa pagesë për të gjithë qytetarët e interesuar për regjistrimin e titujve të pronësisë. Jam e gëzuar me entuziazmin e tyre dhe profesionalizimin në punë për t’i ofruar informacion qytetareve. Shpresoj që gratë me tituj pronësie ta përdorin këtë shërbim. Jam e sigurtë që linja telefonike informuese do të ofrojë një kontribut të rëndësishëm për zbatimin korrekt të legjislacionit për të drejtat e pronësisë në Shqipëri, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve për procedurat e regjistrimit" - tha Gützkow .

Kjo iniciativë informuese, e cila do të jetë e disponueshme deri në 30 qershor 2021, është themeluar nga Fakulteti Juridik Universiteti i Tiranës, Tirana Legal Aid Society (TLAS) dhe mbështetet nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022". Ajo është pjesë e një mbështetje më të gjërë ndaj institucioneve shqiptare si Agjensia Shtetërore e Kadastrës, me qëllim mbylljen e një boshkllëku të madh në regjistrimin e tokave bujqësore dhe pronësinë e tokës në Shqipëri. Gjithashtu, iniciativa është paraprirë nga një asistencë e mëparshme ligjore për Parlamentin Shqiptar mbi ligjin 20/2020 duke integruar rekomandimet e Komisionit të Venecias.

 

 

 

Tiranë 6 Maj 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page