Back Forcimi i ndjekjes penale kundër pastrimit të parave në Shqipëri

Forcimi i ndjekjes penale kundër pastrimit të parave në Shqipëri

Znj. Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, takoi sot Z. Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për zbatimin e rekomandimeve të MONEYVAL si dhe aktivitetet për zhvillimin e kapaciteteve të ofruara në kuadër të programit të përbashkët i Bashmit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal II dhe projekti i saj kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri.

Prokurori i Përgjithshëm theksoi se lufta kundër krimit ekonomik, pastrimi i parave dhe efektiviteti i rikuperimit të aseteve janë ndër përparësitë kryesore të Prokurorisë. Diskutimet u përqëndruan në efektivitetin e zyrave të rikuperimit të pasurive dhe administrimit të pasurive dhe zhvillimin e kapaciteteve për seksionet e krimit ekonomik në zyrat e prokurorisë së rretheve.

Palët ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar konsiderohet thelbësore për të rritur besimin në shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Shqipëri. Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal II dhe projekti i saj kundër Krimit Ekonomik po punojnë ngushtë me autoritetet shqiptare në forcimin e masave kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave si dhe luftën kundër regjimeve të financimit të terrorizmit në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Tiranë, Shqipëri 14 janar 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page