Back Rritja e kapaciteteve të trajnerëve të ardhshëm brenda sistemit penitenciar shqiptar

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës kanë punuar krah për krah me Drejtorinë e Përgjithshme të Administratës së Burgjeve (DPAB) për të ngritur kapacitetet e brendshme të Qendrës së Trajnimit për stafin e Burgjeve, me qëllim krijimin e një grupi të qëndrueshëm të trajnerëve profesionistë.

Për këtë qëllim, u zhvillua Trajnimi i parë i Trajnerëve (TiT) me 17 pjesëmarrës të cilët parashikohen të shërbejnë si pika kontakti kryesore në ambiente të ndryshme të burgjeve në të gjithë vendin. Gjatë trajnimit dy-ditor që u mbajt më 12 - 13 korrik 2021 në Durrës, pjesëmarrësve iu prezantuan bazat e teknikave të trajnimit dhe aftësive për trajnim efektiv, duke filluar nga struktura e kurseve, menaxhimi i klasës, aftësitë prezantuese, prezantimi i teknikave ndërvepruese për mësimin e të rriturve etj.

Ky trajnim vjen në vazhdimësi të asistencës së mundësuar nga DPAB në zhvillimin e Manualit të Punës së Trajnerëve i cili ofron një metodologji të konsoliduar dhe uniforme të trajnimit që do të përdoret nga të gjithë trajnerët e qendra e trajnimit. Qendra e Trajnimit ofron trajnim fillestar apo profesional për të gjithë personelin e burgut, duke llogaritur rreth 4500 policë burgu dhe staf civil.

Në të ardhmen planifikohen të ndiqen trajnime të mëtejshme për çështje specifike të përmbajtjes dhe profilizimin e mëtejshëm të trajnerëve aktualë dhe të ardhshëm. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut i të burgosurve në Shqipëri", pjesë e programit Instrumenti Horizontal II, një nismë bashkëpunimi e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, e cila synon të ndihmojë përfituesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për të respektuar standardet e Këshillit të Evropës dhe acquis-it të Bashkimit Evropian në kuadrin e procesit të zgjerimit, atëhere kur është relevante.

 

 

 

14 korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page