Back Komiteti për parandalimin e tortures publikon një raport mbi Shqipërinë

Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Dënimeve ose Trajtimit Çnjerëzor (KPT) publikon një raport mbi vizitën ad hoc të mbajtur në Shqipëri midis datave 23- 26 Nëntor 2021.
Komiteti për parandalimin e tortures publikon një raport mbi Shqipërinë

Komiteti për Parandalimin e Torturës dhe Dënimeve ose Trajtimit Çnjerëzor (KPT) publikon një raport mbi vizitën ad hoc të  mbajtur në Shqipëri midis datave 23- 26 Nëntor 2021.

Objektivi kyesor i vizitës ishte ekzaminimi i situatës së pacientëve të psikiatrisë forensike dhe rishikimi i progresit në lidhje me implementimin e rekomandimeve të KPT mbi transferimin e këtyre pacientëve në një strukturë të përshtatshme të psikiatrisë forensike. Për këtë arsye delegacioni i KPT vizitoi Institutin e  Kujdesit të Veçantë në Zahari për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, ku akomodohen të gjithë pacientët forensikë meshkuj, si edhe Spitalin e Burgjeve në Tiranë i cili akomodon të gjitha pacientet forensike femra.

Më tej, delegacioni bëri një vizitë të shkurtër në IEVP Lezhë në mënyrë që të ekzaminojë përshtatjet e bëra në dy blloqe e IVEP Lezhe të ndara dedikuara për akomodimin e përkohshëm të pacientëve forensikë meshkuj.  

Në këtë raport, KPT njeh masat e marra nga Autoritetet Shqiptare për transferimin e të gjithë pacientëve forensikë meshkuj nga Instituti i Kujdesit të Veçantë në Krujës në burgun e Lezhës.

Në të njëjtën kohë,  duke mbajtur parasysh të metat strukturore të vëna në dukje nga delegacioni si në Burgun e Lezhës dhe në Spitalin e Burgjeve, Komiteti nënvijëzon nevojën urgjente për të gjetur një zgjidhje të përhershme për akomodimin dhe trajtimin e pacientëve forensikë meshkuj dhe femra, duke krijuar një institucion të specializuar për psikiatrinë forensike (si parashikohet  nga legjislacioni mbi shëndetin mendor).

Ky raport është bërë publik si pjesë e proçedurës automatike të publikimit miratuar nga autoritetet Shqiptare.

Albania 26 April 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page