Back

Koronavirusi: udhëzime për qeveritë në respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit - paketë për shtetet anëtare

Strazburg 8 PRILL 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Koronavirusi: udhëzime për qeveritë në respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit - paketë për shtetet anëtare

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić, ka lëshuar një udhëzues mjetesh për qeveritë në të gjithë Evropën për respektimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit gjatë krizës COVID-19.

Dokumenti Informativ u është dërguar dje të 47 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

“Virusi po shkatërron shumë jetë dhe shumë gjëra të tjera të dashura për ne. Nuk duhet ta lejojmë që të shkatërrojë vlerat tona themelore dhe shoqëritë e lira," tha Sekretarja e Përgjithshme.

"Sfida kryesore sociale, politike dhe juridike me të cilën përballen vendet tona anëtare do të jetë aftësia e tyre për t'iu përgjigjur kësaj krize në mënyrë efektive, teksa sigurohen që masat që marrin nuk dëmtojnë interesin tonë të mirëfilltë afatgjatë për të mbrojtur vlerat themelore të Evropës për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimi i ligjit," shtoi ajo.

Paketa e mjeteve është krijuar për të ndihmuar që masat e marra nga shtetet anëtare gjatë krizës aktuale të mbeten në përpjesëtim me kërcënimin që paraqet përhapja e virusit dhe të jenë të kufizuara në kohë.

Dokumenti përfshin katër fusha kryesore:

  • Derogimi nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në kohë emergjencash;
  • Respektimi i sundimit të ligjit dhe parimeve demokratike në kohë emergjencash, duke përfshirë kufijtë e fushëveprimit dhe kohëzgjatjen e masave emergjente;
  • Standardet themelore të të drejtave të njeriut përfshirë lirinë e shprehjes, privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave, mbrojtjen e grupeve të cenueshme nga diskriminimi dhe të drejtën e arsimit;
  • Mbrojtja nga krimi dhe mbrojtja e viktimave të krimit, veçanërisht në lidhje me dhunën me bazë gjinore.

Dokumenti Informativ gjithashtu i referohet këshillave të reja nga Konventa MEDICRIME e Komitetit të Palëve të Këshillit të Evropës për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme.


 Dokument Informativ: Respektimi i demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në kuadrin e krizës sanitare COVID-19 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail