Back Juristët shqiptarë zgjerojnë përdorimin e kurseve online të HELP mbi drejtat e njeriut

Juristët shqiptarë zgjerojnë përdorimin e kurseve online të HELP mbi drejtat e njeriut

Prezantimi publik i programit HELP të Këshillit të Evropës dhe kurseve të tij falas online të përshtatura për nevojat e avokatëve shqiptarë u organizua në internet me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "HELP në Ballkanin Perëndimor", në bashkëpunim me Dhomë Kombëtare të Avokatisë.

Rreth 100 avokatë morën pjesë në takim i cili u përshëndet nga Maksim Haxhia - Kryetar i Dhomës së Avokatisë, i cili theksoi rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve për avokatët përmes bashkëpunimit me programin HELP të Këshillit të Evropës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Jutta Gützkow - Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë - vlerësoi partneritetin me Dhomën e Avokatisë dhe theksoi rritjen e interesit për kurse të tilla për komunitetin ligjor shqiptar. "Numri i praktikuesve që tashmë janë duke u konsultuar me kurset HELP të Këshillit të Evropës është dyfishuar gjatë dy viteve të fundit", theksoi Gützkow.

Në vërejtjet e saj, Eva Pastrana - Shefe e Divizionit për të Drejtat dhe Njerëzit në Këshillin e Evropës - ilustroi komponentët kryesorë të HELP, përkatësisht Rrjetin e trajnimit mes kolegëve për të Drejtat e Njeriut; 38 kurset falas të të drejtave të njeriut në internet të disponueshme publikisht në platformën HELP online, dhe metodologjinë e saj të trajnimit për profesionistët ligjorë.

Takimi vazhdoi me një informacion më të detajuar në lidhje me kurset online HELP, të cilat janë publikisht në dispozicion në gjuhën shqipe, dhe një përshkrim të platformës HELP nga Valentina Boz, koordinatore e projektit "HELP në Ballkanin Perëndimor".

Së fundmi, Rezarta Abdiu - përfaqësuese e Dhomës së Avokatisë dhe trajnere e HELP-it, informoi pjesëmarrësit në lidhje me kurset e ardhshme me trajnues që do të zbatohen në dobi të avokatëve shqiptarë.

Kurset online HELP organizohen dhe arrihen në platformën HELP online si:

  • Kurse me vetë-studim, të disponueshme publikisht për qasje të pakufizuar për këdo që krijon një llogari në platformën HELP online.
  • Kurse të drejtuara të organizuara në bashkëpunim me një institucion partner dhe të lehtësuar/moderuar nga një tutor i certifikuar HELP, i cili është trajnuar nga Sekretariati i HELP.

Ngjarja u organizua në kuadër të veprimit rajonal "HELP në Ballkanin Perëndimor", i cili është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës "Instrumenti horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", zbatuar nga Këshilli të Evropës.

 

 

 

1 tetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page