Back Shqipëria forcon parakushtet për koordinimin midis agjencive në riintegrimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm

Shqipëria forcon parakushtet për koordinimin midis agjencive në riintegrimin e të burgosurve ekstremistë të dhunshëm

8 forume koordinimi midis agjensive vendore për përmirësimin e menaxhimit të të burgosurve ekstremistë të dhunshëm (VEP) dhe mbështetjes së ri-integrimit të tyre në shoqëri, u zhvilluan në Shqipëri në periudhën korrik 2021 – mars 2022.

Këto forume mblodhën rreth 250 përfaqësues nga nivele qeveritare të ndryshme, institucione dhe agjensi, organizata të shoqërisë civile, sistemi i IEVP dhe shërbimi i provës, shërbimet sociale dhe bashkitë.

Këto takime, të organizuara në të gjithë Shqipërinë, lejuan pjesëmarrësit të diskutonin hapur çështje problematike, sfida dhe mundësi për përmirësimin e mëtejshëm, qasjen midis palëve të interesuara dhe sigurimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm midis tyre kur flitet për menaxhimin e të dënuarve ekstremistë gjatë burgimit dhe pas lirimit.  Më tej, ata nxorrën në pah rolin specifik dhe detyrat e secilit aktor me rëndësi dhe nënvijëzuan përgjegjësinë e tyre në zhvillimin e planeve të paralirimit dhe qasjeve të ri-integrimit të krijuara enkas për të adresuar risqet dhe nevojat specifike individuale.

Këto forume u zbatuan nën marrëveshjen e grantit të firmosur midis Institutit për Aktivizëm dhe Ndryshim Social (IANS) në Tiranë dhe Këshillit të Evropës, nën patronazhin e projektit rajonal “Forcimi i kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizimit në burgje në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar në kuadër të programit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022″.

 

 

 

 

Shqipëri 6 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page