Back Këshilli i Europës trajnon gazetarët shqiptarë si të raportojnë më mirë mbi Romët, LGBT dhe personat me probleme të shëndetit mendor

Projekti për Median
headline Tirana 17/04/2015
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Këshilli i Europës trajnon gazetarët shqiptarë si të raportojnë më mirë mbi Romët, LGBT dhe personat me probleme të shëndetit mendor

Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias organizuan tri module trajnimesh për tri grupe gazetarësh mbi “Përmirësimin e cilësisë së raportimit mbi çështjet e lidhura me grupe të margjinalizuara në Shqipëri: LGBT, Romët dhe personat me probleme të shëndetit mendor”. Trajnimi u organizua në datat 14, 15, 16 Prill 2015 tek Instituti Shqipëtar i Medias (ISHM) në Tiranë.

Qëllimi i përgjithshëm ishte të përmirësohej cilësia e raportimit mbi histori të tilla duke ekspozuar dhe diskutuar disa prej paragjykimeve dhe keqkuptimeve të portretizuara në media sot në lidhje me Romët, komunitetin LGBT dhe personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor si dhe impaktin e këtyre historive në jetën e anëtarëve të këtyre grupeve.

Rreth 50 gazetarë të cilët punojnë për median lokale dhe kombëtare diskutuan gabime të shpeshta të kryera prej gazetarëve, impaktin e lajmeve të tyre në jetën e anëtarëve të këtyre komuniteteve, disa të dhëna kulturore dhe historike në lidhje me këto komunitete, si dhe u ofruan disa zgjidhje për mënyrën e përmirësimit të raportimeve në të ardhmen.

Trajnerët ishin David Whitbourn, gazetar dhe ekspert komunikimi (UK), Vincent Van Gerven, aktivist LGBT, Ledia Lazeri, Drejtoreshë e Organizatës Botërore të Shëndetit në Shqipëri.

Trajnimet u organizuan si pjesë e projektit rajonal të Këshillit të Europës “Promovimi i lirisë së shprehjes e informacionit, dhe lirisë së medias në Europën Juglindore” me kontributin vullnetar të qeverisë norvegjeze.

instrument Asistence

10 vjet konventa e stambollit

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut
hyrja në godinë

Aksesi në godinë për personat me aftësi të kufizuara është i mundur përmes një platforme të lëvizshme.

Telefononi në nr. 044540201 për të organizuar hyrjen në godinë.

Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail

NA NDIQNI