Back

Videokonferenca "Edukimi për Qytetari Demokratike”

20 nëntor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Videokonferenca

Mbi 100 përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, institucionet arsimore, partnerët e zhvillimit dhe organizatat e shoqërisë civile debatuan për të ardhmen e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut në Shqipëri në një videokonferencë të organizuar në Tiranë, në datë 19 nëntor.

Pjesëmarrësit në konference diskutuan sfidat dhe mundësitë aktuale në fushën e edukimit për qyetari demokratike dhe ndanë shembuj të praktikave të mira dhe mësimet e nxjerra, si dhe propozuan rekomandime për veprim në të ardhmen, përfshirë këtu dhe rekomandimet për të rritur aftësinë e sistemit formal të arsimit parauniversitar për të zhvilluar kompetenca për një kulturë demokratike tek nxënësit.

Pjesëmarrësit në konferencë rikonfirmuan vendosmërinë e tyre për të mos lejuar që kriza shëndetësore të kthehet në një krizë të demokracisë në vend, si dhe nënvizuan se arsimi është element thelbësor në përpjekjen për ta bërë shoqërinë tonë të qëndrueshme dhe elastike, duke theksuar nevojën për të nxjerrë mësime nga pandemia COVID- 19, për të mundësuar institucionet arsimore të përballen me krizat e ardhshmem, si dhe për të përshtatur dhe përmirësuar funksionimin e tyre në një periudhë më afatgjatë.

U prezantua gjithashtu edhe Rrjeti i 25 shkollave demokratike dhe gjithëpërfshirëse, i cili do të veprojë si një platformë e shkëmbimit të praktikave dhe përvojave më të mira.

Videokonferenca u organizua nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, në kuadër të projektit "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri", financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail