Back Kursi i përditësuar mbi Lirinë e Shprehjes i disponueshëm në platformën HELP

Kursi i përditësuar mbi Lirinë e Shprehjes i disponueshëm në platformën HELP

Një verson i përditësuar i kursit mbi Lirinë e Shprehjes në platformën HELP (Human Rights Education for Legal Professionals - Edukimi mbi të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjorë) të Këshillit të Evropës është tashmë i disponueshëm ‘Online’ në adresën: HELP online platform.

Kursi, i cili është zhvilluar fillimisht në 2016, është përditësuar, rindërtuar dhe modernizuar së bashku me Departamentin e Shoqërisë së Informacionit të Këshillit të Evropës, nën veprimtarinë e projektit “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias në Evropën Lug-Lindore (JUFREX)” i zbatuar nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”. Gjithashtu, një jurist me eksperiencë ka kontribuar në përditësimin e këtij kursi.

 Historiku dhe qëllimi 

Në kontekstin e një demokracie të efektshme dhe që respekton të drejtat e njëriut të shtjelluara në Preambulën e Konventës Evropiane për të Drejtat (KEDNJ), liria e shprehjes është e një rëndësie themelore. Pa garanci të gjerë për të drejtën e shprehjes e cila mbrohet nga gjykata të pavarura dhe të paanshme, nuk ka demokraci.

Në systemin Evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, liria e shprehjes mbrohet nga Neni 10 i KEDNJ. Po ashtu, liria e shprehjes mund të jetë në kundërshtim me të drejta të tjera të mbrojtura nga KEDNJ, si e drejta e jetës private, e drejta e ndërgjegjes dhe e fesë, etj. Konflikti mund të rritet dhe më tej kur autoritetet duhet të mbrojnë interestat apo vlerat e listuara në Nenin 10, paragrafi 2 i KEDNJ, si siguria kombëtare apo shëndeti publik. Kur ka një konflikt të tillë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e vendos atë në peshore dhe përcakton nëse mbizotëron një e drejtë mbi një të drejtë tjetër. Vënia në peshore e interesave në konflikt, një prej të cilëve është liria e shprehjes, merr në konsideratë rëndësinë e kësaj të fundit.

GJEDNJ ka zhvilluar një volum tepër të gjerë jurisprudence në zbatimin e Nenit 10 të KEDNJ. Kur marrin vendime për rastet që përfshijnë lirinë e shprehjes, kërkohet që gjykatat kombëtare të zbatojnë standardet e zhvilluara nga GJEDNJ. Për të bërë këtë, duhet të njohin mirë jurisprudencën specifike të GJEDNJ-së.

Kursi në linjë HELP është pa pagese dhe synon pikërisht të mbështesë profesionistët ligjorë, por dhe profesionistë të fushave të tjera dhe studentë universitarë, në njohjen e standardeve Evropiane që lidhen me lirinë e shprehjes dhe në zbatimin efektiv të Nenit 10 të GJEDJN në nivel kombëtar.

 Struktura e kursit r Course structure se structure Course structure

Kursi përbëhet nga 4 module thelbësore. I pari ofron një hyrje në Nenin 10 të GJEDNJ dhe në parimet kyçe që rregullojnë zbatimin e tij. Modulet e tjera ofrojnë një këndvështrim të përgjithshëm të qasjes që GJEDNJ ka kur trajtohen tematikat përkatëse të cilat shpesh bien nën Nenin 10.

Kohëzgjatja totale e kursit është rreth 9 orë.

Moduli 1: Hyrje dhe parimet kyçe

  • Liria e shprehjes në të Drejtën Ndërkombëtare
  • Konceptet kyçe
  • Kufizimet mbi lirinë e shprehjes
  • Detyrimet pozitive
  • Abuzimi me lirinë e shprehjes
  • Dëmshpërblimi për shkeljet

Moduli 2:

  • Llojet e fjalës së mbrojtur nga Neni 10
  • Privatësia dhe shpifja

Moduli 3:

  • Rregullimi i Medias
  • Liria e shpreshjes ‘online’
  • Liria e shprehjes dhe zgjedhjet
  • Mbrojtja e burimeve
  • Informacione të përfituara në rrugë konfidenciale

Moduli 4:

  • Aksesi ndaj informacionit
  • Liria e shprehjes dhe protestat
  • Liria e shprehjes dhe administrimi i drejtësisë
  • Liria e shprehjes në vendin e punës
  • Liria e shprehjes dhe feja

 

Në fund të çdo moduli është një pyetësor dhe një përmbledhje e modulit.

Në përfundim të kursit, përdoruesi i cili e ka kaluar në mënyrë të suksesshme atë mund të gjenerojë dhe të printojë atë që quhet “Deklaratë përmbushjeje kursi” HELP.

 Aksesi i kursit 

Kursi i përditësuar është i disponueshëm publikisht në Anglisht në platformën në linjë HELP. Deri në fund të 2020, kursi do të jetë i disponueshëm në gjuhët lokale për Shqipërinë, Bosnjen dhe Herzegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

* Ky përcaktim nuk përbën asnjë paragjykim për qëndrimin në lidhje me statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

 

 

Strasbourg 29 qershor 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page