Back Vizitë studimore mbi menaxhimin e çështjeve dhe administratën gjyqësore me përfaqësuesit e institucioneve të reja gjyqësore

Vizitë studimore mbi menaxhimin e çështjeve dhe administratën gjyqësore me përfaqësuesit e institucioneve të reja gjyqësore

Më 6-8 maj 2017, përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykatave dhe Shkollës së Magjistraturës morën pjesë në një vizitë studimore të organizuar në Strazburg dhe Frankfurt. Qëllimi i vizitës ishte vëzhgimi i praktikave të mira në fushën e menaxhimit të cështjeve dhe administrimit të gjykatave me Gjykatën e Strasburgut dhe gjykatat e Frankfurtit, si dhe për të diskutuar mbi çështje të reformës që janë duke u adresuar nga Grupet e Punës të CEPEJ, SATURN, EVAL dhe QUAL.

Delegacioni shqiptar u mirëpritë nga Presidenti i Gjykatës dhe Prokurori Publik i Gjykatës së Strasburgut, Presidenti i Shoqatës së Avokatëve dhe stafi i gjykatës në të gjitha nivelet për të pasur një shkëmbim praktik dhe dinamik mbi rolet e ndryshme të magjistratëve, avokatëve dhe marrëdhëniet e tyre, si dhe trajnimin fillestar dhe të vazhdueshëm. Takime të tjera u zhvilluan me drejtues të Drejtorisë së Bashkëpunimit Juridik dhe Ligjor dhe Sekretariatit të CEPEJ të Këshillit të Evropës, për të adresuar çështjet prioritare të reformës në Shqipëri në dritën e punës së aktuale të CEPEJ.

Në vizitën pasuese në Gjykatën e Apelit të Frankfurtit (Oberlandesgericht) pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me praktikën për përshpejtimin e procedurave dhe afatet e përgjithshme kohore në fushën penale. Delegacioni vizitoi gjithashtu dhe Gjykatën e Lartë Rajonale të Frankfurtit, ku patën mundësinë të diskutonin mbi Procedurat e Mbrojtjes Shtetërore dhe Procedurat Civile në Gjykatën e Lartë Rajonale, me fokus të veçantë në kërkesën për përshpejtimin e procedurës.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Përforcimi i efikasitetit dhe cilësisë së sistemit të drejtësisë në Shqipëri" pjesë e Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës, dhe në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) në kuadër të projektit "Drejtësi pa vonesa".

 

 

 

10 Maj 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page