Back

Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri: Vizitë studimore në Shqipëri e nxënësve nga Turqia

Shqipëri 23 Maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri: Vizitë studimore në Shqipëri e nxënësve nga Turqia

Një grup nxënësish turq, në bashkëpunim me projektin e Këshillit të Evropës, financuar nga Sida, “Forcimi i Edukimit për Qytetarinë Demokratike në Shqipëri”, zhvilluan një vizitë studimore në Shqipëri në datat 16 deri më 20 maj. Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte njohja e të gjithë pjesëmarrësve me modelin dhe praktikat e qeverisjes demoraktike në shkollë në institucionet e arsimit bazë dhe të mesëm të ulët në Shqipëri (klasa 4 - 9), si dhe shkëmbimi i përvojave më të mira lidhur me to.

22 nxënës të ardhur nga 10 provincat pilot të projektit homolog të Këshillit të Evropës në Ankara, të shoqëruar nga 10 mësues dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit Kombëtar të Turqisë, patën mundësinë të vizitojnë Tiranën dhe rrethinat e saj, si dhe të marrin pjesë në aktivitetet të bazuara në Kuadrin e Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike të të Këshillit të Evropës (KRKKD).

Diskutimeve në grup, aktivitetet sportive dhe shfaqjet artistike, bënë të mundur që nxënësit të kuptojnë më mirë vlerat dhe sfidat e arsimit për kompetencat demokratike, por njëkohësist edhe të pranojnë sfidën e bashkëveprimit me bashkëmoshatarët e një kulture të ndryshme dhe të folurit të një gjuhe tjetër. Të ftuarit mundën të zbulojnë vendin tonë dhe traditat e tij, ndërsa shkollat shqiptare patën mundësi t’i mikpritnin ato nën një frymë multikulturalizmi.

Tema më e spikatur dhe e diskutuar ishte ajo mbi mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Delegacioni turk ishte i ftuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ku u takuan me përfaqësues të Parlamentit Kombëtar të Nxënësve, si dhe me anëtarë të Grupit Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve", grup i cili vepron si një zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Fëmijët turq dhe shqiptarë patën mundësi prezantonin disa nga aktivitetet e zhvilluara në shkollat ​​e tyre në lidhje me mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve natyrore.

Me këtë rast, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, përshëndeti të gjithë fëmijët pjesmarrës dhe prezantoi temën e diskutimit, duke nënvijëzuar përpjekjet e bëra në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për të avancuar të drejtën e njeriut për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Takimin e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Ambasadës Turke në Shqipëri, Metin Bulut, Këshilltar për Çështjet e Arsimit, i cili në fjalën e tij nënvijëzoi bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve. Delegacioni turk u mirëprit gjithashtu edhe nga Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow,.dhe zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Keti Luarasi.

Vizita përfshiu gjithashtu refleksione mbi Kuadrin e Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike të Këshillit të Evropës dhe lidhjen e aktiviteteve dhe vizitave të bëra me të. Fëmijët, ndër të tjera, kuptuan më mirë rëndësinë e ndjeshmërisë, diversitetit, bashkëpunimit, punës në grup dhe mendësisë qytetare, dhe ishin në gjendje të diskutonin dhe të mendonin në mënyrë kritike për çështje të rëndësishme për ta.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail