Back Shkollat duhet të përfshijnë historinë e romëve dhe udhëtarëve në kurrikulën e mësimdhënies: Rekomandim i Këshillit të Evropës

Shkollat duhet të përfshijnë historinë e romëve dhe udhëtarëve në kurrikulën e mësimdhënies: Rekomandim i Këshillit të Evropës

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës aprovoi sot Rekomandimin, që për herë të parë fton 47 shtetet anëtare për të përfshirë historinë e romëve dhe/ose udhëtarëve* në kurrikulën shkollore dhe materialet e mësimdhënies.

Një mjet efektiv për të luftuar urrejtjen, diskriminimin dhe paragjykimin, radikalizimin, mohimin e Holokaustit dhe revizionizmin, ky Rekomandim për të përfshirë historinë e romëve dhe/ose udhëtarëve në kurrikulën shkollore do të përmirësonte kuptueshmërinë që romët dhe/ose udhëtarët janë një pjesë integrale e shoqërive kombëtare dhe evropiane.

Rekomandimi nënvizon rëndësinë e mësimdhënies mbi holokaustin, shkaktuar prej regjimit nazist dhe aleatëve si dhe akte të tjera të kryera kundër romëve dhe udhëtarëve në Evropë. I drejtohet qeverive për të përfshirë aktivitete në lidhje me kujtimin e Holokaustit Rom në arsimin formal dhe joformal në lidhje me Ditën Evropiane Përkujtimore të Holokaustit Rom (2 gusht) ose me një datë të përshtatur me kontekstin historik të vendit të prekur, si për shembull përvjetorët vendorë mbi burgosjen ose internimin e romëve në kampet e përqendrimit.

Këto periudha të rënda historike mund të plotësohet me episode historike të mësimdhënies kur romët dhe/ose udhëtarët nuk ishin viktima. Për shembull, mësimdhënia nevojitet t’i referohet narrativave pozitive për historinë rome dhe/ose të udhëtareve, si kontributi i tyre në trashëgiminë kulturore vendore, kombëtare dhe evropiane dhe rolin aktiv që romët, sintit dhe jenishët luajtën në lëvizjet e rezistencës antinaziste dhe antifashiste.

Rekomandimi bën thirrje për kundërvënie të anticiganizmit të vazhdueshëm duke ofruar mësimdhënie të ekuilibruar dhe të kontekstualizuar të historisë së romëve dhe/ose udhëtarëve, duke reflektuar praninë e tyre historike dhe kontekstin historik dhe historinë e përbashkët si qytetarë të pranishëm në Evropë prej shekujsh.

Për shembull, mësimdhënia mund të përfshijë informacion mbi kontributin që romët dhe udhëtarët kanë për ekonomitë kombëtare, përmes tregtisë, punës së metaleve dhe artizanatit, si edhe blegtorisë. Mund t’i referohet aspekteve të ndryshme të historisë dhe kulturës së romëve dhe/ose udhëtarëve, si tregimi i historive, letërsia, feja, muzika dhe traditat, duke rritur ndërgjegjësimin mbi “progresin social asimetrik dhe aksesin e pabarabartë të të drejtave sociale”, që kanë përjetuar përgjatë historisë.

Në mënyrë që të sigurohet arsimi i duhur, kurrikula duhet t’i kushtojë vëmendje burimeve historike për të luftuar anticiganizmin, gjuhën e urrejtjes, propagandën dhe informacionin e pasaktë, që komunikohet lehtësisht në internet dhe në median sociale.

Sipas Rekomandimit, mësimdhënia e historisë së romëve dhe/ose udhëtarëve nuk do të kërkojë orë klasash shtesë, por e përfshirë në lëndët e ndryshme shkollore, si historia, edukata qytetare ose shoqërore, letërsia, feja ose etika, arti, muzika ose gjuhët, dhe në këtë mënyrë do të ketë efekte të kufizuara buxhetore, nëse do të ketë.

 

Ekipi për Romët dhe Udhëtarët i Këshillit të Evropës

Kontakt: Panos Kakaviatos, Zëdhënës/Oficer i Medias, Tel. +33 6 98 37 64 04

 

* Termi “Romët dhe Udhëtarët” përdoret në Këshillin e Evropës për të përfshirë larminë e gjerë të grupeve të synuara prej punës së Këshillit të Evropës në këtë fushë: nga njera anë a) Romët, Sinti/Manush, Calé, Kaale, Romanichals, Boyash/Rudari; b) Ballkano-Egjiptianët (Egjiptianët dhe Ashkali); c) grupet lindore (Dom, Lom dhe Abdal); dhe nga ana tjetër, grupe si Udhëtarët, Jenish dhe popullsi nën termin përcaktues “Njerëz udhëtarë”, si edhe persona, që vetëidentifikohen si ciganë. Ky shpjegim është shënim sqarues, jo një përkufizim për romët dhe/ose udhëtarët

 

 

Strasburg 01 korrik 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page