Back Drejtuesit e shkollave dhe përfaqësues nga drejtoritë arsimore rajonale diskutojnë rolet e tyre në hartimin e politikave të shkollës kundër bullizmit

Drejtuesit e shkollave dhe përfaqësues nga drejtoritë arsimore rajonale diskutojnë rolet e tyre në hartimin e politikave të shkollës kundër bullizmit

Drejtues të 21 shkollave pilote dhe 13 përfaqësues nga Drejtoritë Arsimore Rajonale diskutuan rolin e drejtuesve në hartimin e politikave të shkollës kundër bullizmit në një tryezë të rrumbullakët që u organizua më 22 shkurt në Tiranë.

Ekspertët e Këshillit të Evropës ndanë me pjesëmarrësit shembuj të suksesshëm ndërkombëtare të hartimit të politikave dhe strategjive të shkollave kundër bullizmit të përshtatshme për t’u zbatuar në kontekstit shqiptar. 

Luljeta Basha, Drejtuese e shkollës së mesme “Sandër Prosi”, pjesë të projektit, shprehu konsideratën e saj për tryezën duke shtuar se - “Ajo që mësuam sot do të plotësojë punën e bërë deri tani dhe Planet e Veprimit në shkolla kundër bullizmit të hartuar nga secila shkollë.”

Majlinda Xhamo, përfaqësuese nga Drejtoria Arsimore Berat, u shpreh gjatë diskutimit se - “Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua në momentin e duhur pasi jemi duke përgatitur planet dhe prioritetet për vitin e ardhshëm ku do të përfshijmë luftën kundër bullizmit dhe aspektet vetë-vlerësuese në shkolla. Trajnimi për hartimin e politikave kundër bullizmit është i qenësishëm pasi pa një strukturë të qartë, politikat nuk mund të zbatohen. Më pëlqeu ideja që ta shtrinim temën e bullizmin në programin mësimor”.

Pjesëmarrësit vlerësuan mundësinë për t’u takuar me kolegët e tyre, autoritetet vendore dhe përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit dhe për të shkëmbyer idetë dhe praktikat për këto çështje të diskutueshme. Planet e veprimit kundër bullizmit pritet të përfundojnë në secilën shkollë pilot brenda muajit qershor 2018. Politikat dhe praktikat do të kontribuojnë në zhvillimin e Planit Kombëtar të Veprimit kundër bullizmit.

Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”, pjese e programit "Instrumentit Horizontali për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

tiranë 01 mars 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page