Back

Policia penitenciare e Peqinit dhe Fierit përmirësojnë aftësitë e tyre mbi tematika lidhur me sigurinë në përputhje me standartet e Këshillit të Evropës

Fier, Shqipëri 4 mars 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Policia penitenciare e Peqinit dhe Fierit përmirësojnë aftësitë e tyre mbi tematika lidhur me sigurinë në përputhje me standartet e Këshillit të Evropës

Projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të cilët po asistojnë në reformën penitenciare në Shqipëri, në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve për stafin penitenciar, vazhdojnë të rrisin kapacitetet e policisë penitenciare shqiptare mbi aspekte të rëndësishme të sigurisë, duke përfshirë shoqërimin dhe transportimin e të bugosurve dhe të të dënuarve, procedurat e kontrollit, mjetet kufizuese, parandalimin dhe proporcionalitetin në përdorimin e forcës.

Trajnimi 2- ditor, u mbajt me 26 përfaqësues të policisë penitenciare nga burgu i Fierit dhe i Peqinit dhe u bazua në modulet e rishikuara të trajnimit të cilat tashmë përfshijnë standartet e Këshillit të Evropës. Gjatë trajnimit u sigurua një balancë e mirë mes aspektit procedurial, materialeve në video dhe regjistrimeve filmike të marra nga burgjet shqiptare. Objektivi i trajnimit ishte ofrimi I mundësive të kryerjes së një analize koherente të situatave në jetën reale, duke ndërtuar njohuri përgatitore, jo vetëm në një orë mësimore por edhe në vendin e punës. Trajnimi u transmetua nga një skuadër prej tre trajnerësh lokalë dhe një konsulent ndërkombëtar.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të dënuar në Shqipëri ”, si pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës Instrumenti Horizontal për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë 2019-2022

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail