Back Përfitimi nga shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet kolegëve

@Shutterstock.com

@Shutterstock.com

Sot, “peer learning” konsiderohet si një prej metodave të nxënies më efektive përsa i takon shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Duke marrë në konsideratë efektet e tij pozitive, projekti i edukimit do të organizojë 3 aktivitete të shkëmbimit të përvojave që do të zhvillohen në Berat, Durrës dhe Vlorë, përkatësisht më 30-31 mars, 6-7 prill dhe 13-14 prill 2018. Më shumë se 100 mësues nga 21 shkollat pilote në Shqipëri do të shkëmbejnë ide dhe praktika, do të forcojnë frymën e dialogut  dhe ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi që do të vazhdojë edhe pas përfundimit të projektit.

Këto aktivitete do të kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e hartimit të politikave kundër bullizmit në 21 shkollat pilote duke përdorur një qasje me pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirëse në formulimin e tyre, përfundimi i të cilave është në fokusin e projektit për këtë vit. Krahas kësaj, këto aktivitete do të shërbejnë si platformë për të diskutuar praktikat e mira dhe mësimet e nxëna, veçanërisht nga organizmin i Ditëve të hapura kundër bullizmit – aktiviteteve ndërgjegjësuese të organizuara në tetor 2017, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme në përfshirjen e shkollës dhe ndërgjegjësimin e komunitetit lokal.

Këto aktivitete do të organizohen në kuadër të projektit “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”, pjesë e programit të Bashkimit Evropian/Këshillit Evropës "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë".

 

Shqipëri 29 mars 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page