Back Ditë kombëtare kundër bullizmit në sistemin arsimor në Shqipëri në kuadër të projektit të edukimit

Ditë kombëtare kundër bullizmit në sistemin arsimor në Shqipëri në kuadër të projektit të edukimit

Me nismën e projektit të përbashkët të Instrumentit Horizontal të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Lufta kundër bullizmit dhe ekstremizmit në sistemin arsimor në Shqipëri”, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri ka vendosur të caktojë Ditën kombëtare kundër bullizmit në sistemin arsimor e cila do të organizohet në shkollat shqiptare çdo 21 nëntor. Në këtë ditë, shkollat në të gjithë vendin do të hapin dyert për prindërit, komunitetin lokal dhe median për të ndërgjegjësuar mbi pasojat e bullizmit dhe ekstremizmit në shkolla dhe mënyrat për parandalimin e tij.

Vendimi u bë i ditur gjatë takimit të katërt të Bordit Drejtues të projektit të përbashkët, i organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë më 11 prill për të diskutuar mbi situatën aktuale të aktiviteteve të projektit dhe vazhdimësinë. Takimi mblodhi së bashku përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.

Në këtë takim u raportuan arritjet kryesore të projektit si akreditimi i Programit të Trajnimit, me Vendim nr. 20, date 19/12/2017, si dhe vizibiliteti i tij i madh dhe pasqyrimi në media, veçanërisht i gjetjeve të Sondazhit Kombëtar duke konfirmuar kështu interesin e madh dhe rëndësinë e kësaj ndërhyrje në sistemin arsimor në Shqipëri.

Përfaqësues nga Ministria e Arsmit raportuan për Vendimin e Ministrit për të caktuar 21 nëntorin si Ditën kombëtare kundër bullizmit në sistemin arsimor në Shqipëri. Nisur nga impakti që ky projekt ka arritur në një kohë kaq të shkurtër, Ministria e Arsmit njoftoi se 21 shkollat pilote pjesë të projektit janë tashmë të përfshira në nismën e ministrisë “Shkollat si qendër komunitare”.

 

 

Tiranë 12 prill 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page