Back Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit prezanton raportin e progresit rreth zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020

Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit prezanton raportin e progresit rreth zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020

Ministri i Drejtësisë / Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit prezantoi raportin vjetor të monitorimit të zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale kundër Korrupsionit 2015-2020 në një konferencë ndërministrore me anëtarët e Komitetit Koordinues kundër korrupsionit, partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Arritjet kryesore të identifikuara në raport janë zbatimi i programeve të transparencës dhe rritja e shërbimeve elektronike, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet agjencive për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit që kanë rezultuar me një rritje të hetimeve, ndjekjeve dhe dënimeve për veprat penale të korrupsionit. Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit përmendi si rezultat pozitiv mbështetjen e ofruar nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe USAID në përmirësimin e deklarimit të pasurive për Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive me zbatimin e një sistemi elektronik të deklarimit të pasurive. Gjithashtu u vlerësua mbështetja në forcimin e legjislacionit për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile që të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë në mbështetjen e zbatimit të masave kundër korrupsionit në Shqipëri.

Këshilli i Evropës do të vijojë mbështetjen e tij ndaj autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik nëpërmjet projektit të përbashkët të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian / Këshit të Evropës Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri.

 

 

 

Tiranë 10 dhjetor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page