Back Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e programit të Akademisë së Lidershipit në Shqipëri

Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e programit të Akademisë së Lidershipit në Shqipëri

Një Memorandum Mirëkuptimi tripalësh, me qëllim zbatimin e Programit të Akademisë së Lidershipit (PAL) të Këshillit të Evropës, u nënshkrua më 15 shkurt ndërmjet Claus Neukirch, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Fatmir Demnerit, Drejtori i Shkollës Shqiptare të Administratës Publike si dhe Erjon Tases, Drejtor i Akademisë së Studimeve Politike.

Ky Memorandum Mirëkuptimi zyrtarizon më tej bashkëpunimin e nisur për përshtatjen e kurrikulës së PAL në kontekstin shqiptar si dhe çertifikimin e saj për trajnimin e nëpunësve të larte të administratës qendrore dhe vendore. Një grup ekspertësh shqiptarë do të përgatiten, gjithashtu, nën mbikqyrjen e një eksperteje ndërkombëtare për t’u çertifikuar nga Këshilli i Evropës dhe ASPA si trajnerët e ardhshëm të PAL në Shqipëri. Trajnimi mbi PAL realizohet në kuader të projektit “Fuqizimi i Strukturave të Qeverisjes Vendore në Shqipëri – Faza e III”, të financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Jutta Gützkow, Kreu i Divizionit të Mirëqeverisjes, DP II, në Këshillin e Evropës, Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike, Elda Bagaviki, Përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane, si dhe drejtues të projekteve të tjera që veprojnë në Shqipëri me fokus qeverisjen vendore.

 

 

Tiranë 16 Shkurt 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page