Back Organet e zbatimit të ligjit dhe aktivistët e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Kosova* shkëmbejnë praktika mbi luftimin e krimit të urrejtjes

Organet e zbatimit të ligjit dhe aktivistët e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Kosova* shkëmbejnë praktika mbi luftimin e krimit të urrejtjes

Njëzet përfaqësues të organeve të zbatimit të ligjit dhe aktivistë LGBTI nga Shqipëria dhe Kosova* u mblodhën në Tiranë për të shkëmbyer praktikat e tyre përkatëse në trajtimin e krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI.

Qëllimi i këtij shkëmbimi ishte për të krijuar njohuri praktike të përbashkëta dhe uniforme në fushën e luftimit dhe hetimit të krimit të urrejtjes dhe të diskriminimit, por ajo që është më e rëndësishme, ndërtimi i një marrëdhënie besimi brenda komuniteteve, dhe kontributi për të kapërcyer nën-raportimin për krimet e urrejtjes ndaj personave LGBTI. Për më tepër, ky takim synonte të promovonte lëvizshmërinë dhe shkëmbimin e praktikave të zyrtarëve të policisë, me fokus në standardet e Këshillit të Evropës, në luftën kundër krimit të urrejtjes dhe diskriminimit. Përfaqësuesit e organeve shqiptare të barazisë ndanë me pjesëmarrësit përvojën e punës së tyre në bashkëpunim me aktorë vendas dhe ndërkombëtarë, gjë që pasuroi më tej diskutimet.

Ky aktivitet u organizua si pjesë e komponentit rajonal të Aksionit “Promovimi i diversitetit dhe barazisë në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës. Zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

* Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Tiranë 7 mars 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page