Back Institucionet shqiptare të angazhuara për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Institucionet shqiptare të angazhuara për të forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Më 10 nëntor, përfaqësues të lartë të institucioneve kryesore shqiptare përfitues të projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri” vlerësuan progresin e arritur gjatë gjashtë muajve të fundit duke u fokusuar në kuadrin ligjor dhe rregullator si dhe konsolidimin e kapaciteteve të tyre në kuadër të luftës kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ata vlerësuan mbështetjen e Projektit në forcimin e mekanizmave legjislativë dhe institucionalë kundër pastrimit të parave në lidhje me bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në çështjet penale, si dhe përmirësimin e ligjit “Për noterinë në Shqipëri” në përputhje me rekomandimet e MONEYVAL.

Inspektori i Përgjithshëm për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave theksoi ndihmën e vazhdueshme dhe të vlefshme të Projektit për vënien në zbatim dhe funksionimin efektiv të sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë, përmes asistencës të së cilit 140 përfaqësues të autoriteteve publike u pajisën me aftësi teknike dhe njohuri praktike në lidhje me përdorimin e këtij sistemi elektronik, ndërkohë që 200 përfaqësues të tjerë do të trajnohen brenda muajit nëntor 2021.

Në të njëjtën linjë, përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) njohu mbështetjen e Projektit për rishikimin e akteve nënligjore për zbatimin e Kodit Zgjedhor për financimin e fushatës zgjedhore dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve të 100 përfaqësuesve nga stafi i KQZ-së, organizata të shoqërisë civile dhe monitorues.

Më tej, të pranishmit diskutuan për planin e ardhshëm të aktiviteteve dhe rikonfirmuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të parandalimit dhe luftës kundër krimit ekonomik.

Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

 

 

 

Tiranë 11 Nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page