Back Hartimi i planeve për integrimin rom në nivelin vendor

Hartimi i planeve për integrimin rom në nivelin vendor

Workshop-i i dytë kombëtar i programit të përbashkët ROMACTED të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian, i zhvilluar në Tiranë, synoi ngritjen e kapaciteteve të autoriteteve vendore shqiptare dhe komuniteteve rome për të përgatitur dhe zbatuar plane dhe projekte për përfshirjen rome, për të promovuar integrimin rom. Workshop-i u fokusua në planet vjetore të punës që do të zbatohen në shtatë bashkitë partnere të Elbasanit, Pogradeci, Korcës, Fierit, Roskovecit, Vlorës dhe Përmetit përgjatë vitit 2019.

Pjesëmarrësit përfshinë ekspertë të angazhuar për secilën bashki, koordinatorët dhe zyrtarët vendorë të Grupeve Institucionale të Punës, anëtarë të Grupeve Komunitare të Veprimit, lehtësuesit dhe përfaqësuesit e organizatës mbështetëse. Diskutimi mbi planet e punës i paraprin punës konkrete për zhvillimin dhe hartimin e planeve vendore në vijim.

Programi ROMACTED menaxhohet prej Ekipit për Romët dhe Udhëtarët pranë Këshillit të Europës dhe mbështetet prej Bashkimit Europian. Programi në Shqipëri zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

 

Tiranë, Shqipëri 13 Shkurt 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page