Back

Prezantohet Kuadri i Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike në Universistetin e Tiranës

Tiranë 7 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Prezantohet Kuadri i Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike në Universistetin e Tiranës

Profesorë dhe përfaqësues të stafit pedagogjiki Universitetit të Tiranës morën pjesë në një tryezë të rrumbullaët të organizuar nga Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Institutin për Studime Evropiane, mbi aplikimin e Kuadrit të Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike si pjesë e kurrikulës standarde në programet e arsimit të lartë që përgatisin mësues.

Kuadri i Referencës së Kompetencave për Kulturë Demokratike i Këshillit të Evropës përbën një set materialesh që mund të përdoren nga sistemet arsimore për të pajisur të rinjtë me kompetencat e nevojshme për të ndërmarrë veprime në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë, shtetit të së drejtës, si dhe i ndihmon ata të marrin pjesë në mënyrë efektive në një kulturë të demokracisë.

Pjesmarrësit në takim u prezantuan me e gjetjet e Vlerësimit të Kurrikulës së Arsimit të Lartë dhe Rekomandimet e përgatitura nga ekspertët e Këshillit të Evropës mbi integrimin dhe zbatimin e Kuadrit të Referencës për Kompetencat për Kulturë Demokratike në programet e arsimit të lartë dhe përgatitjen e mësuesve. Diskutimet në takim dakordësuan nevojën për rishikimin e kurrikulave ekzistuese për përgatitjen profesionale të mësimdhënësve të ardhshëm për ta bërë atë të bazuar në kompetenca e në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, si dhe për siguruar një harmonizim më të mirë ndërmjet lëndëve dhe moduleve.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demoraktike” të zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim e Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) i cili synon të përmirësojë cilësinë e arsimit në Shqipëri, duke forcuar edukimin për qytetari demokratike, në përputhje me standardet dhe praktikat e Këshillit të Evropës.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail