Back Përmirësimi i kapaciteteve të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në lidhje me verifikimin efikas të deklaratave të zyrtarëve të lartë ekzekutiv

Përmirësimi i kapaciteteve të Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në lidhje me verifikimin efikas të deklaratave të zyrtarëve të lartë ekzekutiv

Verifikimi dhe hetimi administrativ i deklaratave të interesit të personave të ngarkuar me funksione të larta ekzekutive, përbën një mjet të rëndësishme në përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik. Në kuadër të Veprimit kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri, me synim mbështetjen e kapaciteteve të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) mbi këtë çështje, u zhvillua një trajnim vijues i 18 inspektorëve dhe ndihmës inspektorëve.

Trajnimi adresoi përmes shembujve praktikë tema të rëndësishme që lidhen me kompetencat institucionale të ILDKPKI për verifikimin e deklaratave të interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit, si dhe rastet kur kërkohet një auditim i plotë i këtyre deklaratave dhe një hetim administrativ në zbatim të legjislacionit shqiptar. Praktikat më të mira evropiane për zbatimin e auditimit, verifikimin e konfliktit të interesave dhe rastet studimore të hetimit të zyrtarëve të lartë ekzekutivë u prezantuan nga eksperti i Këshillit të Evropës, Idlir Peçi, i cili është gjithashtu një nga autorët e Manualit të përgatitur më parë në kuadër të Instrumentit Horizontal, Faza I, “Zbatimi i ligjit nr. 9049 për deklarimin dhe kontrollin e pasurisë, detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publikë”.

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI, Evgjeni Bashari, ripohoi angazhimin e ILDKPKI për përmbushjen e rekomandimeve të GRECO-s në Raportin e Pestë të Vlerësimit në lidhje me funksionimin efektiv të sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë dhe përmirësimin e kapaciteteve institucional për verifikimin efikas të deklaratave të interesave private. Për më tepër, Bashari vlerësoi ndihmën e vazhdueshme të ofruar nga projekti në funksion të përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator për sistemin elektronik dhe konfliktin e interesit si dhe rritjen e performancës institucionale, si një mekanizëm mbikëqyrës për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, i cili synon të ndihmojë institucionet përfituesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për të respektuar standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.

 

 

 

Vlorë, Shqipëri 23 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page