Back Linjë këshillimi për të mbështetur regjistrimin e titujve të tokës bujqësore në Shqipëri

Linjë këshillimi për të mbështetur regjistrimin e titujve të tokës bujqësore në Shqipëri

Duke filluar nga marsi deri në qershor 2021, nga e hëna në të premte, ora 14:00 – 17:00, linja e këshillimit 0692093731 do të sigurojë informacion falas për të gjithë qytetarët e interesuar në lidhje me aspekte të ndryshme në lidhje me regjistrimin e titujve të pronave të tokës. Një fokus i veçantë do t'i kushtohet grave pronare të cilat do të marrin mbështetje të specializuar.

Kjo iniciativë synon të përmirësojë kuptimin e ligjit nga qytetarët e interesuar mbi procedurat e aplikuara të regjistrimit të tokave bujqësore dhe të sigurojë zbatim të qëndrueshëm të legjislacionit për të drejtat e pronës, së bashku me zbatimin efektiv të të drejtave të pronarëve në Shqipëri.

Ajo mbështetet nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri", në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universiteti i Tiranës dhe Shërbimit Ligjor Falas në Tiranë (TLAS).

Kjo fushatë vijon asistencën që projekti i ka ofruar Kuvendit në lidhje me rishikimin e Ligjit 20/2020, në zbatimin e rekomandimeve të e Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e vazhdueshme për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe synon të mbyllë një hendek të gjatë në regjistrimin e akteve të pronësisë dhe përdorimit mbi tokën bujqësore në Shqipëri.

 

 

 

Tiranë 13 prill 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page