Back

Njohja e Gjuhës së Urrejtjes në Ballkanin Perendimor

20 korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Njohja e Gjuhës së Urrejtjes në Ballkanin Perendimor

Fushata rajonale “Bllokoje urrejtjen. Shpërndaje dashurinë!” synon të adresojë fenomenin e gjuhës së urrejtjes, duke rritur kështu ndërgjegjësimin tek publiku i gjerë në lidhje me rrezikun e pashmangshëm të gjuhës së urrejtjes, dhe efektet e saj negative në shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Këtë javë, fushata do të jetë më pranë ndjekësve dhe do t’u mundësojë atyre të mësojnë më shumë rreth modeleve ekzistuese të gjuhës së urrejtjes në rajon, si dhe më shumë rreth grupeve të caktuara të shoqërisë që janë veçanërisht të prekur nga gjuha e urrejtjes.

Seria e fletushkave informative të sapo publikuara identifikon format më të zakonshme të urrejtjes në rajon. Çdo fletushkë informative ofron statistika të grupeve dhe individëve të prekur; thekson sfidat e vazhdueshme dhe praktikat e mira, përfshirë referencat në standardet përkatëse dhe të zbatueshme evropiane; dhe jep sugjerime për të ecur përpara.

Disa shembuj të problematikave të adresuara në fletushkat informative janë: a e dini se urrejtja ndaj dhe midis grupeve të caktuara të të rinjve është mjaft e përhapur në Ballkanin Perëndimor? Ky quhet bullizëm, i cili në ditët e sotme zakonisht ndodh në internet/online dhe është kompleks për t’u luftuar. Në të dyja rastet, pra fëmijët që i janë nënshtruar bullizmit, edhe ata që bullizojnë të tjerët, mund të kenë probleme serioze afatgjata, siç zbuloi një artikull akademik. Të gjithë dhe secili prej nesh mund të bëjë më shumë dhe të përcjellë mesazhe të tolerancës dhe respektit që të sigurojnë narrativa që luftojnë gjuhën e urrejtjes, si dhe të përpiqet të nxisë viktimat të raportojnë incidente të urrejtjes pranë autoriteteve kompetente.

A jeni në dijeni që krimet e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes kundër personave LGBTI janë një nga format më të përhapura të urrejtjes në të gjithë rajonin? Ju mund të lexoni më shumë mbi këtë në një nga fletushkat tona informative të paraqitura në linkun e mëposhtëm, ku gjithashtu mund të gjeni shembuj të mirë se si të siguroni një komunikim jo-agresiv por efektiv mbi temat që lidhen me orientimin seksual, identitetin gjinor dhe karakteristikat e seksit.

Përveç urrejtjes ndaj personave dhe të rinjve LGBTI, fletushkat informative do të ndihmojnë në identifikimin e fakteve dhe shifrave mbi format e përsëritura të urrejtjes që targetojnë grupet vulnerabël në rajon si vijon: kundër komunitetit rom, grupeve fetare, personave me aftësi të kufizuara, migrantëve, grave dhe vajzave.

FLETUSHKA INFORMATIVE “BLLOKOJE URREJTJEN. SHPËRNDAJE DASHURINË!”

 BLLOKOJE SEKSIZMIN. SHPERNDAJE DASHURINE     
 ENG SQI 
 BLLOKOJE URREJTJEN KUNDER PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUARA
 ENG SQI 
 BLLOKOJE URREJTJEN NDERMJET FEVE
 ENG SQI 
 BLLOKOJE URREJTJEN NE INTERNET
 ENG SQI  
 BLLOKOJE URREJTJEN KUNDER EMIGRANTEVE
 ENG SQI 
 BLLOKOJE URREJTJEN KUNDER LGBTI
 ENG SQI 
 BLLOKOJE URREJTJEN KUNDER ROMEVE
 ENG SQI 

Ndiqni fushatën në profilet e dedikuara në FacebookTwitter dhe Instagram. Bashkohuni me ne në përpjekjet tona për të siguruar që dashuria të mbizotërojë gjithmonë në shoqërinë tonë.

Fushata zbatohet në kuadër të projektit Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë në Ballkanin Perëndimor”, që është pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, i zbatuar nga Departamenti i Anti-Diskriminimit i Këshillit të Evropës.

Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail