Back Standardet më të mira evropiane mbi menaxhimin e gjykatave ndahen me magjistratët e ardhshëm

Standardet më të mira evropiane mbi menaxhimin e gjykatave ndahen me magjistratët e ardhshëm

Magjistratët e ardhshëm në Shqipëri po përgatiten dhe fuqizohen përmes metodologjive të përparuara të Këshillit të Evropës dhe praktikave më të mira evropiane për një gjyqësor më efikas. Trajnimi i dytë mbi mjetet e CEPEJ i organizuar me Shkollën e Magjistraturës me qëllim menaxhimin e kohës gjyqësore, u organizua në 31 janar në Tiranë. Konsulentet Aida Bushati dhe Mirela Bogdani u përqëndruan në rolin e CEPEJ në rritjen e efikasitetit të sistemeve gjyqësore, mjetet specifike për menaxhimin e kohës gjyqësore dhe mjetet e tjera të CEPEJ të përfshira në paketën legjislative të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Në seminar morën pjesë gjyqtarë dhe studentë të vitit të fundit të Shkollës së Magjistraturës në fillim të praktikës së tyre, të cilët e konsideruan trajnimin të rëndësishmë për karrieren e tyre të ardhshme në gjyqësor. Trajnimet do të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve të magjistratëve dhe gjyqtarëve që në fillimin e karrierës së tyre, si dhe do të rrisin kapacitetet e Shkollës së Magjistraturës në përgjithësi, nëpërmjet kurrikulave të trajnimit mbi mjetet e CEPEJ.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të Aksionit SEJ III "Forcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri", i cili është pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

Tiranë 31 janar 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page