Back Mbështetje për ofrimin e trajnimit për radikalizmin në burgje në Ballkanin Perëndimor

Mbështetje për ofrimin e trajnimit për radikalizmin në burgje në Ballkanin Perëndimor

Këshilli i Evropës po mbështet gjashtë vende përfituese të Ballkanit Perëndimor, konkretisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën*, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, për tejkalimin e vështirësive dhe mangësive praktike, si dhe krijimin e sinergjive në rajon që lidhen me identifikimin dhe rehabilitimin e të dënuarve ekstremist të dhunshëm në burgje.

Në këtë kuadër, stafi i administratës së burgjeve dhe i shërbimit të provës në rajon u takuan në Tiranë më 11-12 dhjetor për të shkëmbyer mendime për praktikat e mira, mësimet e nxëna dhe dobësitë që lidhen me ofrimin e trajnimit fillestar për stafin e burgjeve për çështje që lidhen me ekstremizmin dhe radikalizmin. Si rezultat, një dokument diskutimi do të përgatitet ku të theksohen përvojat pozitive dhe rekomandimet për forcimin e mëtejshëm të ndërgjegjësimit dhe metodologjive të avancuara të trajnimit që lidhen me këtë temë. Shkëmbimi i përvojave do të kontribuojë në identifikimin e qasjeve të përbashkëta për parandalimin dhe luftën ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit në burgjet e rajonit.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit rajonal “Forcimi i kapaciteteve të sistemit penitenciar në adresimin e radikalitetit në burgje në Ballkanin Perëndimor”, që bashke-financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës si pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019 – 2022”, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

*Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj pozitës mbi statusin dhe është në përputhje me RKSKB 1244 dhe opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Tiranë 12 dhjetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page