Back Fuqizimi i partneriteteve për zhvillimin e kompetencave për kulturë demokratike në sistemin arsimor në Shqipëri

Fuqizimi i partneriteteve për zhvillimin e kompetencave për kulturë demokratike në sistemin arsimor në Shqipëri

Institucionet partnere të projektit “Forcimi i Edukimit Demokratik Qytetar në Shqipëri” morën pjesë në Mbledhjen e Tretë të Komitetit Drejtues për të diskutuar mbi statusin aktual të aktiviteteve të projektit dhe planifikimin e mëtejshëm. Përfaqësues të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit, Këshilli Kombëtar i Prindërve, Parlamenti Studentor dhe shoqëria civile ndanë pikëpamjet e tyre pozitive për ecurinë e aktiviteteve të deritanishme, duke u ndalur në kontributin e dhënë për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit (2021-2026), ngritjen e kapaciteteve në shkollat ​​pilot të projektit si dhe në aktivitetet drejtuar shkollave më gjithëpërfshirëse dhe më demokratike.

Pjesëmarrësit nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë për Arsimin Parauniversitar lidhur me prezantimin e instrumentave të mësimdhënies dhe të nxënit on-line bazuar në platformën LEMON të Departamentit të Arsimit të Këshillit të Evropës, prezantimit të Laboratorët për Kulturë Demokratike, si dhe të aktiviteteve me shkollat ​​dhe nxënësit dedikuar mbrojtjes së mjedisit.

Komiteti Drejtues miratoi raportin e progresit, dokumentin e përditësuar të Regjistrit të Riskut, si dhe planin indikativ të punës për periudhën e ardhshme të zbatimit të projektit. Komiteti Drejtues shprehu mbështetjen e tij të fortë për të vijuar përshtatjen e aktiviteteve të projektit me qëllim që ato të jenë praktike dhe të ofrojnë mbështetje konkrete e të vazhdueshme, me qëllim të sigurojnë ndryshimin e qëndrueshëm për qytetarët e Shqipërisë.

Projekti “Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri” zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 5 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page