Back Zyrtarët e arsimit dhe shoqëria civile të përkushtuar në forcimin e edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri

Zyrtarët e arsimit dhe shoqëria civile të përkushtuar në forcimin e edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri

Një vit më parë, Këshilli i Evropës (CoE), në partneritet me Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida) filloi zbatimin e projektit gjithëpërfshirës "Forcimi i edukimit për qytetari demokratike në Shqipëri" bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të Këshillit të Evropës. Për të bërë një analizë të progresit të arritur deri më tani dhe për të përcaktuar rrugën përpara, partnerët e programit dhe aktorët kryesorë në fushën e arsimit në vend, u bashkuan me 27 janar, në takimin e dytë të Komitetit Drejtues.

Anëtarët e Komitetit Drejtues vlerësuan kontributin e vazhdueshëm të Këshillit të Evropës në fushën e arsimit në Shqipëri, si dhe theksuan rëndësinë e përfshirjes së tij në procesin e hartimit të Strategjisë së re të Arsimit. Pjesëmarrësit trajtuan gjithashtu rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse, transparente dhe të targetuar, me fokus të veçantë gjithëpërfshirjen, integrimin gjinor, rrjetëzimin, bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe nënvijëzuan rëndësinë në rritje të edukimit digjital, në funksion të tejkalimit të situatës aktuale të pandemisë.

Disa nga rezultate e prezantuara përfshijnë Analizën Gjithëpërfshirëse të Edukimit për Qytetari Demokratike në Sistemin e Arsimit Para-universitar në Shqipëri, videokonferencën kombëtare mbi sfidat e edukimit për qytetarinë demokratike në Shqipëri, krijimin e Rrjetit të Mësuesve, si dhe dhe botimet për mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

Në përfundim të takimit, anëtarët e Komitetit Drejtues miratuan raportin vjetor për vitin 2020 si dhe planin e punës për 2021 si dhe shprehën mbështetjen e tyre të fortë në zbatimin e aktiviteteve të prarashikuara dhe përshtatjen e tyre në mënyrë të tillë që të nxisin dhe mbështesin ndryshimin konkret e të qëndrueshem në fushën e edukimit për qytetari demoraktike në Shqipëri.

Projekti "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri" zbatohet nga Këshilli i Evropës dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 29 janar 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page