Back Ekspertë të CEPEJ kryejnë mision në Shqipëri për të ndihmuar me statistikat gjyqësore

Ekspertë të CEPEJ kryejnë mision në Shqipëri për të ndihmuar me statistikat gjyqësore

Me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ekspertë të CEPEJ vizituan Tiranën më 12-14 shkurt në mbështetje të transferimit të përgjegjësisë për mbledhjen e statistikave nga Ministria e Drejtësisë tek KLGJ. Ekspertët e CEPEJ, së bashku me përfituesit kryesorë (KLGJ, Ministria e Drejtësisë, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe kancelarët e gjykatave) vlerësuan nevojat e këtyre të fundit duke marrë parasysh standardet e CEPEJ në administrimin e gjykatave dhe administrimin e çështjeve, shembuj nga praktikat më të mira nga vendet e tjera evropiane, strategjitë e informatikës në cyberjustice, si dhe metodologjinë e CEPEJ në lidhje me mbledhjen e të dhënave.

Rekomandimet që ekspertët e CEPEJ do të japin janë thelbësore për KLGJ, e cila aktualisht është duke përgatitur rregullat standarde për efikasitetin e drejtësisë dhe metodologjinë për mbledhjen e të dhënave, në përgjigje të kuadrit të ri ligjor prej reformës në drejtësi. Ato do të kontribuojnë në përmirësimin e statistikave gjyqësore për një proces të qëndrueshëm dhe konsistent në mbledhjen dhe analizën e statistikave të besueshme në nivel kombëtar dhe lokal gjykatash.

Aktiviteti është organizuar në kuadër të projektit SEJ III - "Forcimi i Efikasitetit dhe Cilësisë së sistemit të Drejtësisë në Shqipëri", pjesë e programit "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022", i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës dhe i zbatuar nga Këshilli i Evropës.

 

 

Tiranë, Shqipëri 14 shkurt 2020
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page