Back Trajnim kaskadë i magjistratëve shqiptar në lidhje me mjetet juridike efektive për kohëzgjatjen e procedurave

@Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë

@Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë

Si pjese e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës të titulluar "Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", projekti “Mbështetje për zbatimin e vendimeve të GjEDNJ-së dhe atyre të brendshme në Shqipëri" ka për qëllim të përmirësojë kapacitetet e gjyqësorit për zbatimin e jurisprudencës së GjEDNj-së në nivel kombëtar si dhe të aftësojë profesionistët në fushën e ligjit për të zbatuar me efektshmëri mjetet e lidhura me mos zbatimin e vendimeve gjyqësore vendase.

Projekti i ka ofruar mbështetje Shkollës së Magjistraturës nëpërmjet hartimit të një manuali trajnimi mbi mjetet efektive për kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore duke u bazuar në programin HELP (Programi Evropian për Profesionistët në Fushën e Ligjit mbi Edukimin për të Drejtat e Njeriut) dhe aftësimit të trajnerëve të cilët do të organizojnë trajnime kaskadë me gjykatës dhe prokurorë në të gjithë vendin.

Në këtë kuadër, më 26 - 27 Nëntor u zhvillua në Korçë një trajnim me qëllim përmirësimin e njohurive dhe kapaciteteve të 20 magjistratëve në lidhje me Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për proceset brenda afatit të arsyeshëm.

 

 

Shqipëri 30 nëntor 2018
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page