Back Ngritje e kapaciteteve për 25 shkolla pilot: Ekipet e Zhvillimit të Shkollës trajnohen mbi indeksin e gjithëpërfshirjes dhe instrumentin e vetëvlerësimit

Ngritje e kapaciteteve për 25 shkolla pilot: Ekipet e Zhvillimit të Shkollës trajnohen mbi indeksin e gjithëpërfshirjes dhe instrumentin e vetëvlerësimit

Gjatë periudhës 25 qershor - 6 korrik 2021, u organizuan 25 sesione trajnimi për forcimin e kulturës dhe qeverisjes demokratike në shkollë. Trajnimet u zhvilluan me Ekipet e Zhvillimit të Shkollës të krijuara në 25 shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm në Shqipëri. Në trajnime morën pjesë rreth 300 pjesëmarrës, përfshirë mësuesit, prindërit, studentët dhe drejtues të Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar, të Zyrave Vendore të Arsimit, drejtues të shkollave.

Trajnimet u fokusuan në politikat dhe praktikat gjithëpërfshirëse në shkollë, bazuar në Indeksin për Gjithëpërfshirjes; vetëvlerësimin e shkollës me një fokus të veçantë në kulturën shkollore; identifikimin e përparësive dhe hapat përpara drejt hartimit të një Plani Vjetor të Veprimit dhe Planit të Zhvillimit të Shkollës.

Trajnimet përfshinë në sërë metodash pjesëmarrëse si prezantime, lojëra me role, gjykime të stimuluara, prezantime të kombinuara me punën në grup, dhe diskutime të lirshme, të cilat lehtësuan përmbushjen e rezultateve të trajnimit.

Ekipet e trajnuara do të të vlerësojnë nevojat e shkollës bazuar në Indekstin për Gjithëpërfshirje dhe do të caktojnë përparësitë për planet shkollore për vitin 2021-2022, që synojnë përforcimin e njohurive dhe shprehive për të praktikuar qytetari aktive në shkollë dhe jashtë saj.

Trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit "Forcimi i Edukimit për Qytetari Demokratike në Shqipëri" i zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

 

 

 

Shqipëri 7 korrik 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page