Back Mbajtja e statistikave të besueshme gjyqësore si një mjet për matjen e performancës së gjykatave

Mbajtja e statistikave të besueshme gjyqësore si një mjet për matjen e performancës së gjykatave

Projekti i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri” (SEJ III) vazhdon serinë e trajnimeve me përfaqësues të gjykatave të rretheve, administrative dhe të apelit mbi zbatimin e metodologjisë së re për mbledhjen e statistikat gjyqësore të bazuara në udhëzimet e CEPEJ. 

Takimet rajonale ofrojnë një mundësi për gjykatat që të kuptojnë më mirë qëllimin kryesor të statistikave gjyqësore në lehtësimin e funksionimit efikas të një sistemi gjyqësor dhe të marrin informacion përkatës mbi performancën e gjykatave dhe cilësinë e sistemit gjyqësor, përkatësisht ngarkesën e punës së gjykatave dhe gjyqtarët, kohëzgjatja e nevojshme për trajtimin e kësaj ngarkese dhe cilësia e rezultateve të gjykatave. 

Në fjalën e saj hyrëse, Kryetarja e Komisionit për Etikën dhe Vlerësimin e Performancës në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), znj. Brikena Ukperaj, theksoi rëndësinë e zbatimit korrekt të metodologjisë së re dhe unifikimin e të gjithë regjistrave gjyqësorë si dhe rritjen e rolit të kancelarëve dhe administratës gjyqësore në mbështetjen e funksionimit efikas të gjykatave. 

Seminari ishte interaktiv dhe kontribuoi krahas sqarimit të aspektit të rëndësishëm të vendosjen e metodologjisë dhe unifikimit të regjistrave gjyqësorë që është hapi i radhës i mbështetjes së Projektit për të kompletuar metodologjinë e re për mbledhjen e të dhënave. 

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Forcimi i Cilësisë dhe Efiçencës së Drejtësisë në Shqipëri” pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropës dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”, i cili synon të ndihmojë përfituesit në përputhjen me standardet e Këshillit të Evropës dhe acquis të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit. 

 

 

 

Gjirokastër, Shqipëri 11-12 nëntor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page