Back Sistemi i drejtësisë në Shqipëri mbështetet më tej në forcimin e cilësisë dhe efikasitetit të tij

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri mbështetet më tej në forcimin e cilësisë dhe efikasitetit të tij

Që prej vitit 2014, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës mundësojnë një asistencë të plotë në drejtim të cilësisë dhe efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Pjesë e Instrumentit të përbashkët Horizontal të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, kjo asistencë është përqëndruar ndër vite në përmirësimin e shërbimeve publike në drejtësi drejtuar qytetarëve shqiptarë, duke përdorur masa konkrete dhe instrumentet/standartet e Komisionit Evropian për Efikasitet dhe Cilësi (CEPEJ).

Bazuar në rëndësinë dhe rezultatet e arritura, një iniciativë pasuese mbi “Forcimin e Efikasitetit dhe Cilësisë së Drejtësisë në Shqipëri – SEJ III", është përfshirë edhe gjatë fazës së dytë të programit “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” 2019 – 2022.

Në këtë kontekst, përfaqësues të lartë nga institucionet përfituese dhe partnere (Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykatat, Shkolla e Magjistraturës, Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm etj.) u mblodhën në takimin e parë të Komitetit Drejtues të projektit, për të bërë një përmbledhje të rezultateve të arritura si dhe koordinimin e aktiviteteve në vazhdim.

Takimi u adresua nga Shefja e Departamentit të Shtetit Ligjor dhe Qeverisjes së Mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Znj. Lenka Vitkova, e cila u fokusua në 3 komponentë të rëndësishëm përsa i përket rritjes së cilësisë së gjyqësorit: besimi tek sistemi i drejtësisë, ndershëmria si dhe efikasiteti i sistemit për të patur rezultate tek qytetarët.

Ndërkohë, në fjalën e tij, Zv/Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Z. Olsi Dekovi, ndau me pjesmarrësit rëndësinë e kësaj iniciative në dritën e agjendës së Reformës në Drejtësi, në veçanti në respekt të fushave prioritare si harta gjyqësore, sistemi i vlerësimit të gjyqtarëve dhe përmirësimet në statistikat gjyqësore.

 

 

 

Tiranë 17 tetor 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page