Back Gjyqtari shqiptar vendoset pranë Sekretarisë së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Gjyqtari shqiptar vendoset pranë Sekretarisë së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Harmonizimi i praktikës gjyqësore vendase me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (Gjykata) është një parakusht themelor për ofrimin e drejtësisë efektive dhe cilësore në nivel vendor.

Në këtë kuadër, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës po ndihmojnë gjyqësorin shqiptar në procesin e harmonizimit të praktikës së brendshme me atë të Gjykatës.

Për të ndihmuar këtë proces, Gentian Jahjolli, gjyqtari shqiptar nga Gjykata e Rrethit Shkodër, është vendosur për një periudhë tre mujore pranë Sekretarisë së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strazburg. Ekspertiza e fituar do të rrisë më tej kapacitetet e brendshme për të harmonizuar praktikën ligjore shqiptare me dispozitat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës.

Vendosja e tij atje po bëhet në kuadër të aksionit “Mbështetja e zbatimit të vendimeve gjyqësore dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ në Shqipëri”, pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një nismë bashkëpunimi e bashkëfinancuar nga Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës dhe e zbatuara nga Këshilli i Evropës.

 

 

 

6 Maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page