Back Doganierët shqiptarë përmirësojnë aftësitë e tyre në luftën kundër kontrabandës me para në dorë

Doganierët shqiptarë përmirësojnë aftësitë e tyre në luftën kundër kontrabandës me para në dorë

Transporti fizik i parave në dorë përtej kufijve si një nga format më të vjetra dhe më elementare të pastrimit të parave, është ende i përhapur në Shqipëri dhe në rajon. Më 17 maj, në Durrës (Shqipëri), Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri trajnoi 20 përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe pikave kryesore doganore në Shqipëri mbi standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira në zbulimin efektiv të kontrabandës dhe përhapjes së parave në dorë. Trajnimi shërbeu gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin e zyrtarëve publikë pjesëmarrës mbi kërcënimet ndaj sigurisë publike që vijnë nga kontrabanda dhe përhapja e parave në dorë.

Të udhëhequr nga një ekspert i Këshillit të Evropës, pjesëmarrësit u njohën me Rekomandimin nr. 32 të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar, i cili u bën thirrje vendeve që të marrin masa për të zbuluar transportin fizik ndërkufitar, të ndalojnë ose frenojnë paratë dhe instrumentet e negociueshme të mbajtësit që dyshohet se kanë lidhje me financimin e terrorizmit ose pastrimin e parave, të aplikojnë sanksione të përshtatshme dhe ti konfiskojnë ato.

Ky dhe rekomandime të tjera relevante u diskutuan dhe pjesëmarrësit e trajnimit zhvilluan aftësi praktike përmes përfshirjes aktive në studimet e rasteve praktike dhe luajtjes së roleve në lidhje me mekanizmat për përgjimin e korrierëve të parave dhe formave të tjera të kontrabandës së parave në dorë përmes rritjes së përdorimit të ushtrimeve të inteligjencës, si dhe teknikave taktike të pyetjeve.

Veprimi kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri është pjesë e “Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”, një program i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës, i cili synon të ndihmojë institucionet përfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për të respektuar standardet e Këshillit të Evropës dhe të drejtën e Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të zgjerimit.

 

 

 

Durrës, Shqipëri 18 maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page