Back

Autoritetet shqiptare konfirmojnë partneritetin me Këshillin e Evropës për avancimin e reformës penitenciare në vend

Tiranë, Shqipëri 10 dhjetor 2021
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page
  • Imprimer en PDF
Autoritetet shqiptare konfirmojnë partneritetin me Këshillin e Evropës për avancimin e reformës penitenciare në vend

Më 9 dhjetor, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Avokaturës së Shtetit, organizatave joqeveritare dhe Komisionerja e Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës u mblodhën në Tiranë për të diskutuar progresin e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri” dhe hapat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Projekti ka përafruar objektivat e tij me Planin e Veprimit për Sistemin Penitenciar 2019-2022 duke kontribuar në mënyrë thelbësore në tre reforma strukturore që po ndodhin në burgje dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Administrimit të Burgjeve. Janë ofruar instrumente teknike, metodologji, trajnime dhe rekomandime specifike në lidhje me përmirësimin e kujdesit për të dënuarit me çrregullime të shëndetit mendor, ngritjen e një sistemi të ri kombëtar për rehabilitimin dhe riintegrimin e të dënuarve, si është ofruar mbështetje metodologjike dhe akademike për të përmirësuar kapacitetet e stafit të Qendrës së Trajnimit për sistemin penitenciar.

Të gjithë aktorët njohën arritjet dhe kontributin e projektit për reformimin e sistemit penitenciar duke rikonfirmuar nevojën për vazhdimin e reformave aktuale, si dhe duke nënvizuar nevojën imediate për një bashkëpunim të thelluar sa i përket prioritetit kombëtar për përmirësimin e kujdesit për pacientët në burgje me masë mjekimi të detyruar. Projekti ka hartuar një udhërrëfyes i cili ka ndihmuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë në hartimin e një plan-veprimi të përbashkët për përmirësimin e kushteve materiale, kujdesin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për pacientët me mjekim te detyruar, të akomoduar më parë në burgun e Zaharisë. Ky plan- veprimi ndërministror u nënshkrua në prani të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, më 23-26 Nëntor 2021, vizitë e cila kishte në fokus situatën e pacientëve me masë mjekimi të detyruar në burgje.

Pjesëmarrësit diskutuan dhe ranë dakord për përpjekjet e ardhshme dhe ndërhyrjet konkrete që synojnë përmirësimin e ofrimit të shëndetit mendor në burgje, perspektivat e rehabilitimit për të dënuarit dhe rritjen e profesionalizmit për stafin e burgjeve.

Projekti “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të dënuarve në Shqipëri”, është pjesë e iniciativës së përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022”.

 

 

 


Kontakte Kontakte

 +355 4 45 40 201

E-mail