Back Prezantohet në Tiranë Plani i Veprimit për Zhvillimin e Sistemit të Burgjeve

Prezantohet në Tiranë Plani i Veprimit për Zhvillimin e Sistemit të Burgjeve

Sot, Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë prezantoi Planin e Veprimit për Zhvillimin e Sistemit të Burgjeve, i zhvilluar në partneritet me Këshillin e Evropës dhe i financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë. Ky plan veprimi ka për qëllim përmirësimin e kushteve në sistemin e burgjeve të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Këshillit të Evropës, veçanërisht Rregullorja Europiane për Burgjet.

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, theksoi se reforma e sistemit të burgjeve përbën një element të rëndësishëm të reformës së përgjithshme të drejtësisë penale në vend, e cila përbën prioritet për Ministrinë e Drejtësisë dhe për Qeverinë shqiptare.

Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, theksoi se procesi i hartimit u zhvillua në një mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfaqësues nga institucione, akademia dhe OJQ-të shqiptare, duke çuar drejt një bashkëpunim të shtuar midis agjencive.

Këshilli i Evropës do të mbështesë zbatimin e Planit të Veprimit përmes një projekti të ri, pjesë e fazën së dytë të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës të quajtur “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, i cili do të përqëndrohet në zhvillimin dhe pilotimin e programeve të rehabilitimit për të burgosurit, rritjen e ofrimit të një kujdesi shëndetësor efektiv në burgje, duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të strukturave të menaxhimit dhe duke siguruar induksion të qëndrueshëm dhe trajnim të vazhdueshëm për të gjitha kategoritë e stafit të burgjeve.

 

 

 

 

 

 

Tiranë 26 korrik 2019
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page