Mbështetja e qasjës në arsim dhe mirëkuptimi ndërkulturor 
Emërtimi i projektit  Rritja e qasjes në shkollim dhe në të kuptuarit e kulturave të ndryshme: Përkrahja e BE/KE-së në shkollim të të kthyerve me dhunë, si dhe të komuniteteve rome, ashkalike dhe egjiptase në Kosovë*
Buxheti  1,15 milion euro:  90%  Bashkimi Europian dhe 10 % Këshilli i Europës
Financimi IPA 2011: Marrëveshja e BE-së për grante të drejtpërdrejta në kuadër të Kornizës së programeve të përbashkëta të BE/KE-së  
Zbatimi  Këshilli i Europës 
Kohëzgjatja  24  muaj (duke filluar nga shtatori i vitit 2013)

Përshkrimi i projektit
Në kuadër të projektit parashihet bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me autoritetet lokale dhe qendrore të Kosovës* me qëllim të përkrahjes dhe trajtimit të nevojave arsimore të tri kategorive të përfituesve të drejtpërdrejtë: (1) romëve, (2) të kthyerve me dhunë nga BE-ja (më tutje në tekst ‘të kthyerit') nga radhët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas dhe (3) të kthyerve nga komunitetet e tjera që nuk i takojnë komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas.   
Përmes këtij projekti do t'u ofrohet ndihmesa e drejtpërdrejtë teknike autoriteteve qendrore dhe lokale që janë drejtpërsëdrejti të përfshira në përmirësimin e qasjes dhe cilësisë për të fëmijët e kthyer dhe për fëmijët romë, ashkali e egjiptas, të cilët për arsye të ndryshme kanë mbetur jashtë sistemit shkollor. Brenda aktiviteteve të projektit parashihet përfshirja e drejtpërdrejtë e autoriteteve të Kosovës* dhe ndërtimi i kapaciteteve lokale institucionale, ashtu që shkollat, autoritetet lokale dhe shoqëria civile vendore të jenë të gatshme të marrin përsipër shërbimet e përkrahjes dhe të arsimit me qëllim që deri në fund të projektit të bëhet integrimit i grupeve të përfituesve të drejtpërdrejtë.       
Nga ana tjetër, nevojat kryesore të fëmijëve të kthyer zakonisht kanë të bëjnë me njohjen e gjuhës së shkollimit, me integrimin në mesin e nxënësve, si dhe me mundësinë e familjeve të tyre për t'i kaluar procedurat administrative lidhur me regjistrimin në shkollë. Në veçanti, disa fëmijë të kthyer po ashtu kanë nevojë edhe për përkrahje specifike psikologjike me qëllim të tejkalimit të traumave të përjetuara gjatë procesit të kthimit.
Ky projekt bazohet në përvojat dhe rezultatet e komponentit për romët, ashkalitë dhe egjiptasit të projektit arsimor IPA 2007, të quajtur "Interkulturalizimi dhe Procesi i Bolonjës", i cili është zbatuar nga Këshilli i Evropës mes viteve 2008 dhe 2011, ku është theksuar se si fëmijët romë, ashkali dhe egjiptas kanë nevojë për përkrahje të posaçme, posaçërisht për tejkalimin e efekteve të përjashtmit social, për parandalimin e paragjykimeve dhe të diskriminimit, si dhe për krijimin e vetërespektit e të besimit në shkolla.         


Objektivi i përgjithshëm, komponentët dhe rezultatet
Objektivat e veprimit   Objektivi i përgjithshëm
Për të siguruar kohezion më të madh shoqëror dhe besim mes komuniteteve, si dhe avancim të zhvillimit shoqëror-ekonomik të komuniteteve të dizavantazhuara rome, ashkalike dhe egjiptase përmes përkrahjes së masave aktive për integrimin dhe përfshirjen e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë në arsim dhe edukim në përputhje me dokumentet ekzistuese të politikave.
Qëllimi
Përkrahja e të kthyerve dhe e komuniteteve pakicë (rom, ashkali dhe egjiptas) për t'i integruar në sistemin shkollor të Kosovës përmes lehtësimit të qasjes në arsim dhe avancimit të të kuptuarit të kulturave të ndryshme në sistemin shkollor të Kosovës.  
Rezultatet e pritura  Rezultati 1 – Regjistrimi në shkolla dhe vijueshmëria e rregullt e fëmijëve të kthyer të moshave shkollore, si dhe të fëmijëve të disavantazhuar të pakicave në përgjithësi, me vëmendje të posaçme tek romët, ashkalitë dhe egjiptasit   
1.1 Ekzistimi i sistemit të efektshëm në nivel të MASHT-it për monitorim të regjistrimit në shkolla të fëmijëve të kthyer në bashkëpunimin me MPB-në, autoritetet vendore dhe me institucionet e tjera publike.    
1.2 Ndërmjetësuesit për shkollim të romëve, ashkalive dhe egjiptasve të kontraktuar përmes projektit dhe më pastaj edhe nga autoritetet e Kosovës për të lehtësuar regjistrimin, integrimin dhe vijimin e nxënësve, si dhe për të siguruar komunikim të rregullt mes shkollave dhe familjeve.   
1.3 Trajnimi i ndërmjetësuesve dhe i punonjësve të qendrave arsimore në vlerësimin e nevojave të fëmijëve.   
1.4 Trajnimi dhe mentorimi i drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe punonjësve të shkollave, si dhe të departamenteve komunale të arsimit me qëllim të përkrahjes së integrimit të të kthyerve në sistemin e rregullt shkollor.     
1.5 Ofrimi i përkrahjes për regjistrim në shkolla të fëmijëve të kthyer përmes projektit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me autoritetet lokale të Kosovës/DKA-të.  
1.6 Zhvillimi i aftësive të fëmijëve të kthyer për mësimin e gjuhës lokale. 
1.7 Ekzistimi i masave imediate të ndërhyrjes për të reaguar ndaj rasteve të braktisjes së shkollës dhe përkrahja e rivijueshmërisë dhe vijueshmërisë së rregullt në shkolla. 

Rezultati 2 – Kapacitet i rritur i sistemit edukativ-arsimor për të siguruar mundësi më të mëdha për sukses në shkollim të fëmijëve të kthyer, si dhe të fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptas
2.1  Mësimdhënësit e shkollave ku shkojnë fëmijët e kthyer apo fëmijët romë, ashkali dhe egjiptas të përgatitur për trajtimin e nevojave specifike të fëmijëve të kthyer.  
2.2 Hartimi i materialeve mësimore në kuadër të projektit dhe miratimi i tyre zyrtar nga MAShT-i, si dhe dhënia e tyre shkollave me qëllim të udhëzimit dhe përkrahjes së mësimdhënësve në zhvillimin dhe zbatimin e aktiviteteve të efektshme edukative-arsimore të orientuara kah trajtimi i nevojave të fëmijëve të kthyer dhe kah përmirësimi i qëndrimeve e marrëdhënieve në komunitetin shkollor. 
2.3 Vijimi i kurseve shtesë nga ana e fëmijëve të kthyer për gjuhët lokale, në të cilat zhvillohet mësimi në Kosovë.   
2.4 Organizimi i aktiviteteve edukative-arsimore nga ana e shkollave pjesëmarrëse në bazë të Kornizës së Kurrikulit të Kosovës.   
2.5 Krijimi i partneriteteve përmes internetit mes shkollave të Kosovës dhe shkollave nga ish-vendet nikoqire të të kthyerve apo vendeve të tjera të BE-së. 

Rezultati 3 – Gjendje e përmirësuar e gjuhës rome si lëndë në shkollat e Kosovës
3.1 Trajnimi i mësimdhënësve për mësimin e gjuhës rome
3.2 Materialet për mësimdhënien e gjuhës rome për të gjitha shkollat ku fëmijët romë vijojnë mësimet, siç janë materialet zyrtarisht të pranuara, në pronësi dhe të shpërndara nga Ministria e Arsimit (MAShT) dhe nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të). 
3.3 Mësimi i gjuhës rome në një numër të përzgjedhur të shkollave të Kosovës në kuadër të kurrikulit të tyre. 
3.4 Vijimi i rregullt i kurseve të gjuhës rome nga fëmijët romë.

Rezultati 4 – Integrimi i fëmijëve të kthyer në mesin e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe në komunitetin lokal
4.1 Trajnimi i punonjësve të qendrave arsimore, mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë vendorë relevantë për organizimin e aktiviteteve joformale arsimore                                      4.2 Aktivitete (kulturore, sportive, edukative-arsimore) të parapara në lehtësimin e integrimit të të kthyerve dhe të organizuara në shkolla e komunitete në mënyrë sistematike e të strukturuar

Rezultati 5 – Shqyrtimi dhe përmirësimi i politikave
5.1 Themelimi i grupit punues të përzier, ku do të përfshiheshin politikëbërësit lokalë, ekspertët lokalë dhe KE-ja. 
Partnerët kryesorë që do të përfshihen   Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT)
 Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)
 Ministria e Integrimeve Evropiane (MIE)
 Departamentet Komunale për Arsim (DKA-të)
 OJQ-të vendore 
 Shkollat nga komunat e ndryshme
 Udhëheqësit dhe pjesëtarët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas

Kontaktet
Ekipi i Projektit në Strasburg
Katia Dolgova-Dreyer, Koordinatore e Projektit
Samir Heco, Asistent i Projektit

Ekipi i projektit
Giovanni Mozzarelli, Menaxher i Projektit
Juliana Olldashi-Berisha, Zyrtare e Lartë e Projektit
Mergime Hyseni, Asistente e Projektit  Selia e Këshillit të Europës
Drejtoria për Shtetësi dhe Pjesëmarrje Demokratike
Avenue de l'Europe
F-67075 Strasbourg Cedex

E-mail :
[email protected]
[email protected]

Zyra e Këshillit të Europës në Prishtinë
Rruga Bedri Pejani nr. 5
Tel: 00381 38 243 749 113

E-mail:
[email protected]
[email protected]
[email protected]