Marrja me planifikimin e kërkesave
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh
Neni 6 E drejta për proces të rregullt, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit, Protokolli Nr. 1 Neni 1 Mbrojtja e pronës
- A është ndërhyrja në të drejtën e një personi për të respektuar shtëpinë e tij/saj në përputhje me ligjin, për një qëllim të lejuar (p.sh. për të siguruar të drejtat e të tjerëve) dhe përpjesëtimore?
- A i është dhënë e drejta për të kundërshtuar një vendim përpara një gjykate të pavarur dhe të paanshme një personi të drejtat e pronësisë ose të drejtat familjare të së cilit janë prekur nga vendimet e planifikimit?
- A janë prekur të drejtat e personit për gëzim paqësor të pronës?
- Në qoftë se po, a është ndërhyrja në balancë të drejtë ndërmjet interesit individual dhe interesit të përgjithshëm?
- Në qoftë se personi i prekur është një anëtar i një grupi vulnerabël, p.sh. i një grupi rom ose endacakësh, a është trajtuar ai ose ajo ndryshe nga të tjerët, dhe, nëse po, a ka justifikim objektiv dhe të arsyeshëm për trajtim të ndryshëm?
Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh në situatat e mëposhtme
Reflekse për t’u përvetësuar
A prekni në ndonjë nga të drejtat e Konventës në punën tuaj?