Ndalimi i burgimit për borxhe (Neni 1)

"Askujt nuk mund t’i hiqet liria për arsyen e thjeshtë, se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor".

Klauzola "për arsyen e thjeshtë" është e rëndësishme: neni nuk e ndalon burgimin kur bëhet fjalë për një element shtesë, si për shembull mashtrimi ose neglizhenca. Ajo çfarë pengohet nga Konventa është burgimi për arsyen e thjeshtë se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.

Liria e lëvizjes (Neni 2)

Ky nen përfshin dy të drejta:

  • kushdo që ndodhet në mënyrë të ligjshme në territorin e një Shteti ka të drejtë, brenda këtij territori, të lëvizë lirisht në të dhe të zgjedhë lirisht vendbanimin e tij.

  • çdo person është i lirë të largohet nga çdo vend, duke përfshirë të tijin.

Kufizimet për këto të drejta lejohen në kushte të ngjashme të parashikuara në nenin 8 deri në nenin 11 të Konventës; pra:

  • në përputhje me ligjin;
  • janë të nevojshme në një shoqëri demokratike për qëllime specifike, përkatësisht:
  • në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike dhe rendit publik; parandalimit të krimit; mbrojten e shëndetit dhe moralit; mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

"Kushdo" përfshi dhe jo nënshtetasit, si në rastin e nenit 1 të Konventës.

Kufizimet për lëvizjen e lirë janë më pak të ashpra sesa mohimi i lirisë që trajtohet nga neni 5 i Konventës. Ato mund të përfshijnë gjëra të tilla si arresti i shtëpisë, detyrimet e paraqitjes, izolimin ose përjashtimin nga një qytet ose zonë e caktuar e vendit dhe detyrimin për t’i raportuar rregullisht autoriteteve. Arsye të pranueshme për imponimin e këtyre kufizimeve përfshijnë rrezikun që një i dyshuar mund të fshihet jashtë shteti, ose që mund të nxjerrë sekretet shtetërore, ose mund të takohet me organizma kriminalë (për shembull, me mafian).

Çdo përpjesëtim duhet të jetë përpjesëtimor me qëllimin që ai synon të përmbushë. Në shumë çështje të vendosura nga Gjykata, kufizimet për lëvizjen e lirë, të cilat kanë filluar si të justifikueshme, janë bërë të pajustifikueshme kur kanë vijuar për disa vite (për shembull,, Labita v. Italy).

Kufizimet për lëvizjen e lirë zakonisht përcaktohen nga gjykatat, por administrohen nga policia, e cila duhet të jetë e kujdesshme për të monitoruar që justifikimi fillestar është (dhe mbetet) i vlefshëm.

Ndalimi i dëbimit të shtetasve (Neni 3)

Kjo është e drejtë absolute dhe e pakushtëzuar dhe parashikon që një person të mos dëbohet nga territori i shtetit shtetas i të cilit është ai.

Dëbimi nuk e përfshin ekstradimin. Ai ndodh kur një person detyrohet të largohet në mënyrë të përhershme nga territoti i një shteti shtetas i të cilit ai/ajo është, pa iu lënë mundësia e kthimit më pas. Në qoftë se dikush është ose jo "shtetas" për qëllimin e kësaj dispozite përcaktohet nga e drejta kombëtare e shtetit në fjalë.

Ndalimi i dëbimit kolektiv të të huajve (Neni 4)

Ky është një ndalim absolut dhe i pakushtëzuar i dëbimit kolektiv të të huajve.

"Dëbimi" nënkupton të njëjtën gjë si në nenin 3 më sipër. Dëbimi i një grupi nuk është "kolektiv" nëse autoritetet kanë shqyrtuar në mënyrë të arsyeshme dhe objektive rastin e secilit individ në grup.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page