Mbrojtja e të tjerëve nga dhuna, dëmtimi dhe rreziku ndaj jetës
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh:
Neni 2 E drejta për jetën, 3 Ndalimi i torturës, 8 Respektimi i jetës private dhe familjare, 14 Ndalimi i diskriminimit, Protokolli Nr. 1 Neni 1 Mbrojtja e pronës
- A i di, ose a duhet t’i di rreziqet ose kërcënimet e dhunës, përfshirë dhe dhunën në familje, për dikë të cilin e kam për detyrë ta mbroj (p.sh. si oficer policie)?
- A është një i ndaluar, ose një pacient psikiatrik që kam në ngarkim në rrezik dëmtimi nga vetvetja ose nga të tjerët?
- A janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme për të vlerësuar gjendjen mjekësore të personit, veçanërisht nëse ka indikacion që ai/ajo është dëmtuar?
- A ka rreziqe instalimesh për të cilat unë jam përgjegjës (p.sh. impiante të trajtimit të mbetjeve) që kërcënojnë shtëpitë ose jetët e njerëzve që jetojnë në afërsi të tyre?
Ju lutem mbani parasysh
Nenet me numra i përkasin Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përveçse kur specifikohet një Protokoll i caktuar.
Çështjet e përmendura nuk janë shterruese.
Të drejta dhe çështje të Konventës që duhet të marr parasysh në situatat e mëposhtme
Reflekse për t’u përvetësuar
A prekni në ndonjë nga të drejtat e Konventës në punën tuaj?