Neni 12 thotë: "Burri dhe gruaja që kanë mbushur moshën për martesë kanë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje sipas ligjeve kombëtare që rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte".

Ky nen zbatohet vetëm për martesat, jo për bashkëjetesat ose partneritetet civile. Ai po ashtu zbatohet vetëm për martesat heteroseksuale: Konventa nuk u kërkon shteteve t’u japin çifteve të të njëjtit seks të drejtën për t’u martuar. Por, transeksualët mund të martohen në gjininë e tyre të re. Ligjet e martesës mund të ndryshojnë nga njeri shtet tek tjetri, për shembull, për çështje si martesa me të afërm, si dhe për martesa të të njëjtit seks.

Çështjet që mbulohen nga ky nen zor se mund të trajtohen nga policia, por ka më shumë të ngjarë të hasen nga sekretarët, dhe oficerët e burgjeve. Megjithëse e ka njohur të drejtën e të burgosurve për t’u martuar, Gjykata nuk ka konstatuar të drejtën për vizita bashkëshortore për të burgosurit mbështetur në nenin 12 për t’u bërë atyre të mundur të krijojnë famije (megjithëse gjysma e shteteve anëtare e lejojnë këtë gjë). Rastet e ndarjes së bashkëshortëve për shkak të rregullave të dëbimit ose migrimit zakonisht trajtohen bazuar në nenin 8, jo në nenin 12.

Download the abstract

  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page