Back Nis Java Rome 2022 në Shqipëri - Historia dhe kultura në qendër të vëmendjes për një të tashme më të mirë

Nis Java Rome 2022 në Shqipëri - Historia dhe kultura në qendër të vëmendjes për një të tashme  më të mirë

Më 4-11 prill, Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë do të bashkojë forcat me organizata të tjera ndërkombëtare, institucione partnere në nivel qendror e vendor, organizma të barazisë dhe shoqërine civile në organizimin e Javës Rome në Shqipëri nën slloganin "Historia dhe kultura në qendër të vëmendjes për një të tashme më të mirë".

Java Rome është ndërtuar rreth 8 prillit, njohur si Dita Ndërkombëtare Rome, në kujtim të takimit të parë të madh ndërkombëtar të përfaqësuesve romë, në 7-12 prill 1971 në Chelsfield pranë Londrës, e cila i bëri thirrje afirmimit të identitetit politik rom dhe simboleve të himnit, flamurit, duke mbrojtur të drejtat e romëve dhe ruajtjen e kulturës rome.

kalendarI i aktiviteteve në nivel kombëtar synon festimin e kulturës dhe historisë rome, ndërsa rrit ndërgjegjësimin mbi çështjet më të ngutshme lidhur me pakicën rome në vend.

Në këtë kontekst, Këshilli i Evropës do të përdorë, ndër të tjera, mekanizmat e vendosura të bashkëpunimit midis autoriteteve vendore dhe pakicës rome, për të diskutuar raportet respektive të mbikqyrjes mbi zbatimin e Planeve Vendore të Veprimit për Integrimin e Pakicave Rome dhe Egjiptiane 2019-2022.

Kontributi i Këshillit të Europës në Javën e Rome në Shqipëri 2022 do të jepet në kuadrin e projekteve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Europës "ROMACTED: Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimit Rom në nivel vendor" dhe "Nxitja e diversitetit dhe barazisë në Shqipëri".

Kalendari i plotë i ngjarjeve mund të gjendet KËTU.

 

 

 

Shqipëri 5 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page