Back Studentët e Universitetit të Tiranës diskutojnë mbi rolin e Këshillit të Evropës në avancimin e demokracisë

Studentët e Universitetit të Tiranës diskutojnë mbi rolin e Këshillit të Evropës në avancimin e demokracisë

Një leksion i hapur rreth Këshillit të Evropës u organizua sot tek Instituti për Studime Evropiane – Universiteti i Tiranës. Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, Jutta Gützkow, dhe Iseult Fitzgerald, Ambasadore e Irlandës në Greqi, Serbi dhe Shqipëri, morën pjesë në këtë aktivitet të moderuar nga Gentian Elezi, Shef i Departamentit të Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të BE-së në Institut.

Ambasadorja Fitzgerald prezantoi synimet dhe arritjet e Presidencës irlandeze të Komitetit të Ministrave (maj - nëntor 2022). Ajo foli për forcimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e qytetarëve, Deklaratën e Dublinit për parandalimin e dhunës përmes barazisë, promovimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe angazhimin e të rinjve, dhe nxitjen për një Evropë të përfshirjes dhe diversitetit. Ajo njoftoi rreth vendimit për të mbajtur një samit të krerëve të shteteve dhe qeverive (i katërti në historinë 73-vjeçare të Organizatës) në maj 2023 në Islandë për të mundësuar veprime konkrete nga ana e Këshillit të Evropës për të rinovuar demokracinë dhe për të forcuar të drejtat e njeriut në të gjithë Evropën.

Vërejtjet e saj mbi rolin e Irlandës në avancimin e axhendës së Këshillit të Evropës dhe mbi ndryshimet e sjella nga anëtarësimi i vendit në BE nxitën pyetje nga studentët mbi gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE, gjendjen e demokracisë dhe lirisë së shprehjes në vend, rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në dhe çuan në krahasime midis Irlandës dhe Shqipërisë për çështje si emigracioni dhe roli i diasporës.

 

 

 

Tiranë, Shqipëri 23 nëntor 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page