Back Gjykata e Lartë shqiptare publikon përmbledhjen e parë të vendimeve në Ditën Kombëtare të Drejtësisë

Gjykata e Lartë shqiptare publikon përmbledhjen e parë të vendimeve në Ditën Kombëtare të Drejtësisë

Përmbledhja e parë e vendimeve më relevante të Gjykatës së Lartë shqiptare është publikuar sot me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë, 10 Maj. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shquar të sistemit të drejtësisë, akademisë, parlamentit dhe institucioneve të pavarura.

Ky botim përmban mbi 100 vendime të përzgjedhura që nga fillimi i reformës në drejtësi në vitin 2016 dhe 40 vendime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) të cilat janë referuar në pjesën arsyetuese të vendimeve të Gjykatës së Lartë shqiptare.

Ky aktivitet, që synon të mbështes gjyqësorin në harmonizimin e praktikës gjyqësore, u organizua nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mbështetje për zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe për lehtësimin e ekzekutimit të vendimeve të GJEDNj në Shqipëri”, dhe shënon përfundimin e një nismë të nisur në vitin 2019 për publikimin e vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe jurisprudencës së GJEDNJ-së në vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë.

Së bashku me një sërë aktivitetesh për ngritjen e kapaciteteve, të organizuara për Qendrën e Dokumentacionit dhe Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë kësaj Gjykate, projekti do të vijojë me organizimin e forumeve rajonale të harmonizimit me gjyqtarë dhe profesionistë në fushën e ligjit në të gjithë vendin.


 SHKARKO BOTIMIN

 

 

Tiranë 10 Maj 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page