Back Takim rajonal mbi përdorimin e Metodologjisë dhe Mjeteve të Vlerësimit

Takim rajonal mbi përdorimin e Metodologjisë dhe Mjeteve të Vlerësimit

Për t'i dhënë Shkollës Shqiptare të Magjistraturës perspektiva dhe ide të reja se si të maksimizojë përpjekjet në përmbushjen e detyrave institucionale të vlerësimit të programeve që inkorporojnë elemente të të drejtave të njeriut, u organizua në Durrës një aktivitet rajonal informues me pjesëmarrjen e stafit dhe pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës. Në këtë takim morrën pjesë drejtues dhe përfaqësues të institucioneve kryesore të sistemit të drejtësisë si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Gjatë aktivitetit u prezantua në mënyrë interaktive dhe u diskutua Metodologjia dhe Mjetet për Vlerësimin e Trajnimeve për të Drejtat e Njeriut. Pjesëmarrësve iu dha mundësia të ndajnë përvojën e tyre në lidhje me përdorimin e mjeteve të vlerësimit. Diskutimi u fokusua në gjetjen e zgjidhjeve për sigurimin e vlerësimit të ndikimit sistematik dhe cilësor të aktiviteteve trajnuese. Përfundimet e takimit do të sintetizohen në një përmbledhje të shkurtër me rekomandime konkrete për përmirësime që duhen marrë parasysh për aktivitetet e ardhshme të vlerësimit.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Institutet e trajnimit gjyqësor për cilësi dhe qëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar në kuadër të programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022“.

 

 

 

Durrës, Shqipëri 1 prill 2022
  • Diminuer la taille du texte
  • Augmenter la taille du texte
  • Imprimer la page